Miratohet deklarata për Vojvodinën Republikë

02.04.2012 (komentet: 0)

Gjashtë partitë e vogla të cilat angazhohen për autonomi miratuan Deklaratën për themelimin e "Republikës Federale të Serbisë", e cila, sipas tyre, duhet të jetë e përbërë nga dy republika: Serbia dhe Vojvodina.


 

Gjashtë  partitë e vogla të cilat angazhohen për autonominë e Vojvodinës  të udhëhequra nga ish funksioneri komunist  Zivan Berisavljeviq , të dielën në Novi Sad, në  Konventën eKatërt  për Vojvodinën , miratuan  një Deklaratë mbi krijimin e "Republikës Federale të Serbisë", e cila sipas tyre, duhet  të jetë i përbërë nga dy republika: Vojvodina dhe Serbia.

Në takimin  në të cilin kan qenë më shumë se 170 pjesëmarrës në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Krahinës Autonome të Vojvodinës  morri pjesë edhe Sandor Egershi, Lideri i SVM (Hungarezëve të Vojvodinës ) Ishtvan Pastor  vlerësoi se shumica në politikë "ia ka kthyer shpinën  ides ë e një Vojvodine autonome, të cilën sot mbështetet  praktikisht vetëm nga partite  e pakicave".



Ish-Ministri i bujqësisë Dragan Veselinov tha se ideja e republikës Vojvodinës mund të realizohet pas disa viteve dhe sugjeroi që federata e ardhshme të quhet Republika Federale eSerbisë dhe Vojvodinës, ngjashëm me  modelin e Bosnjës dhe Hercegovinës!

Në takim nuk mor pjesëasnjë  përfaqësuesit e madhe LSV – partisë më të madhe  autonomiste, të cilët besojnë se kjo nuk është një moment i mirë për një ide të tillë, shkruan Vecernje novosti online.

/infosot/

Kthehu mbrapa

Shto koment