Ministri gjerman: Po të isha kosovar, edhe unë do të emigroja në Gjermani

04.08.2015 (komentet: 0)

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës Nordrheinëestfallen të Gjermanisë, Ralf Jäger, ka thënë se po të ishte nga Kosova edhe ai do të provonte të emigronte në Gjermani. Megjithatë ai ka thënë se emigrantëve nuk do t’u jepet e drejta për azil.

 

Republika Nordrheinëestfallen e Gjermanisë deri tash ka strehuar më së shumti refugjatë në krahasim me zonat tjera të vendit, gjithsej rreth 91 mijë.

Ministri Jäger nga SPD flet për gazetën “Die Welt” lidhur me sfidat dhe gatishmërinë e njësisë federale që ai e udhëheq, për të përballuar sa më mirë fluksin e madh të refugjatëve, përcjell albinfo.ch.

Ai veç tjerash bën fjalë edhe për refugjatët “ekonomikë” ose të varfërisë, kategori kjo që nuk gëzon të drejtë azili dhe në të cilën hyjnë kosovarët.

“Unë mund ta kuptoj motivin që kanë refugjatët e varfërisë. Si baba, kryefamiljar në Kosovë, edhe unë do të provoja të vi në Gjermani. Megjithatë ne jemi të detyruar që këtyre njerëzve t`u themi shumë shpejt se ata nuk kanë këtu të drejtë për azil dhe rrjedhimisht nuk kanë perspektivë që të mbeten te ne”, thotë Jäger, duke iu referuar mosdurimit në rritje të popullatës në Gjermani ndaj kësaj kategorie.

Kthehu mbrapa

Shto koment