MILOSHEVIC KISHTE MË SË SHUMTI AGJENTË NË KOSOVË

28.05.2012 (komentet: 0)

Ish-presidenti serb Slobodan Miloshevic ka pasur në Ballkan 2200 agjentë, prej të cilëve më së paku 150 kanë qenë në Maqedoni, ndërsa më shumti në Kosovë, gjithsej 700.

Agjentët kanë punuar për Shërbimin e sigurimit shtetëror serb, thuhet në raportin e forumit i cili është mbajtur gjatë këtyre ditëve në Bruksel ku është shqyrtuar roli i ish-shërbimeve sekrete në Ballkan, siç njofton portali bullgar actualno.com

Në shtetet ish-jugosllave Miloshevic ka pasur 150 agjentë në Slloveni, 200 në Mal të Zi, 350 në Bosnjë e Hercegovinë, 450 në Kroaci dhe më së shumti në Kosovë, rreth 700 agjentë që kanë punuar për Serbinë.

Miloshevic ka pasur agjentë dhe në Bullgari, Shqipëri, Greqi, Rumani dhe disa shtete të Evropës lindore dhe qendrore.

Kthehu mbrapa

Shto koment