Milo: Berisha përdor mbretin Zog I, do votat e zogistëve

18.11.2012 (komentet: 0)

"Berisha përdor mbretin Zog I për kartë elektorale, pasi synon të marrë votat e Partise se Legalitetit", kështu ka vlerësuar kthimin e eshtrave në atdhe të mbretit të parë shqiptar kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo nga Korca.

Milo: Berisha përdor mbretin Zog I, do votat e zogistëve

 

"Eshtrat e Ahmet Zogut nuk meritonin të varroseshin këtu.Ahmet Zogu ishte një mbret i vetëshpallur. Ai, Shqipërisë i solli 2 të mira e 100 të këqija", theksoi Milo.

Milo ka sulmuar kryeministrin e vendit Sali Berisha edhe për Qarkun e Fierit duke e akuzuar se po mban peng integrimin.

Sipas Milos për Qarkun e Fierit nuk po zbatohet vendimet e gjykatave duke theksuar se Berisha nuk e do integrimin, por e bën me qellim që të fitojë zgjedhjet, pasi nese zhbllokohet kjo situate atehere 3 lijget e kerkuara nga Brukseli do votoheshin brenda dites.

Ndërkohë duke iu referuar fetimit të 100 vjetorit të pavarësisë Milo thekson se të majtët me 28 Nëntor do të jenë në Vlorë.

Kthehu mbrapa

Shto koment