Millorad Dodik: "Amerikanët na kanë kërkuar para për shkëputjen e Republikës Serbe nga Bosnja"

09.09.2014 (komentet: 0)

 

 

Presidenti i Republikës Serbe Milorad Dodik argumenton se Republika serbe deri më tani ka mund të shkëputet nga Bosnje-Hercegovina dhe se  marrëveshja e ofruar nga amerikanët, por Republika Serbe nuk kishte aq para sa kanë kërkuar lobistët nga Shtetet e Bashkuara për ta kryer këtë punë!

 

Dodik ishte i ftuar mbrëmë në emisionin "Ċirilica" në televizionin, "Hepi", ku e zbuloi këto të dhëna tronditëse.

"Nëse dëshironi  të mbroheni nga dikush, atëherë duhet ta njihni, duhet të hyni në psikikën e tij, dhe të shihni çfarë kanë planifikuar. Ka qenë e logjikshme që në atë kohë (2006) unë dhe njerëzit e mi kemi menduar në këtë mënyrë: në qoftë se duam të reduktojmë presionin e Amerikanëve, atëherë patjetër duhet të gjejmë dikë që do të punojë për ne, dhe të jetë amerikan ", tha Presidenti i Republikës së Serbe.

 Dodik me njerëz të tij të lartë të Republika. Serbe udhëtoi në Uashington për të gjetur atje një grup relevant të njerëzve që do të lobojnë për ta. Dodik, megjithatë, vë në dukje se ky shërbim nuk është aspak një çmim i lirë.

"Pastaj ata erdhën tek ne dhe bëmë një strategji. Njëri prej tyre madje edhe më tha: "Zoti President, a edhe ju doni pavarësi?" Unë i them po. Atëherë nuk është guxuar të përmendët kjo çështje. Por, ai thotë se kjo çështje  kushton. Kur më tha se sa kushton, unë mbeta i stepur. Çmimi ishte aq i lartë sa që ishte vështirë të arrihet, "tregoi Dodik anekdotën me grupin e lobistëve nga Shtetet e Bashkuara, transmeton SAFF.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment