Militantët e ISIS rrëmbejnë 35 gra

09.08.2014 (komentet: 0)

Militantët e ISIS rrëmbejnë 35 gra

Militantët e ISIS-it kanë marrë peng qindra gra nga grupi Yazidi, pas njoftimit se SHBA-të do t’i përgjigjeshin krizës në Irak për bombardimin e artilierisë së ekstremistëve.

 

Më herët gjatë ditës së djeshme, presidenti Obama autorizoi dy avionë bombardues që të sulmonin nga ajri mbi Gjirin Persik, në përgjigje të veprimeve ndaj minoritetit fetar Yazidi në veri të vendit.

Më vonë, ushtria amerikane ndërmori dy sulme ajrore ndaj ekstremistëve pranë qytetit të Arbilit në veri të Irakut, njoftoi Pentagoni.

Vala e dytë e sulmeve ajrore përfshiu një sulm me raketa dhe një sulm nga katër aeroplanë F/A-18 mbi Shtetin Islamik. U lëshuan 8 bomba, që “neutralizuan” luftëtarët.

Mirëpo tani, ISIS, që e quan veten Shteti Islamik ka kapur qindra gra nga Mosuli, qyteti i dytë më i madh në Irak.

Raportimet e mëparshme tregojnë se gratë e rrëmbyera Yadizi do t’u jepen xhihadistëve për gra.

Avioët amerikanë vazhduan sulmet gjatë ditës së premte, njoftoi Pengatoni, duke vrarë terroristë që organizonin sulme nga tunelet.

Grupi i shpëtimit po avancon në zonat veriore kurde të Irakut, që më parë mendoheshin si të sigurta.

Një zyrtar nga qeveria irakiane konfirmoi se gratë janë nën 35-vjeç.

Një zëdhënës nga Ministria e të Drejtave të Njeriut në Irak tha për “Associated Press” se “terroristët i konsiderojnë ato si sllave dhe kanë plane imorale për to. Mendojmë se këto gra do të përdoren nga terroristët, që ata të kënaqin instinktet e tyre shtazarake, në një mënyrë që bie në kundërshtim me vlerat njerëzore dhe islame”.

Rrëmbimi vjen menjëherë pas njoftimit të Barak Obamës për bombardime nga ajri për t’u dalë në mbrojtje qindra mijëra jomyslimanëve që luftohen nga xhihadistët.

“Amerika po vjen për t’u mbrojtur”, ka deklaruar Obama. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment