MERKEL LË SERBINË PA DATË DERI MË 2014?

06.06.2013 (komentet: 0)

Bundestagu Gjerman, më 27 Qershor pritet të sjellë një vendim që bisedimet mes Bashkimit Europian dhe Serbisë, të mos fillojnë para fillimit të 2014’ës.

Madje ky vendim sipas sugjerimeve gjermane për BE duhet të plotësohet vetëm nëse Beogradi i përmbush të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Kështu, sipas Reuter, pritet të jetë qëndrimi apo sugjerimi i Kancelares gjermane Angela Merkel edhe në mbledhjen e Këshillit të Europës.

“Në përputhje me këtë qëndrim, për të cilin kanë rënë dakord një shumicë parlamentare, Ministria e Jashtme dhe zyra e Kancelares, sugjeron që deri në fund të vitit duhet të ketë një tjetër samit të BE'së për diskutimin e dhënies së datës për Serbinë. Në qoftë se Serbia nga atëherë ka përmbushur detyrimet e saj ndaj Kosovës atëherë mund të fillojnë bisedimet e pranimit më vonë ", kanë thënë burimet e Reuters në parlamentin gjerman, transmeton gazeta express

Kthehu mbrapa

Shto koment