Meksika në panik: "Zgjohet" Popocatepetl (Video)

18.04.2012 (komentet: 0)

Pasi vullkani nisi të “vjellë” lavë, Qendra Kombëtare e Meksikës për parandalimin e fatkeqësive ka ngritur nivelin e gatishmërisë. Për shkak të reve të pluhurit që përhapen rreth zonës, nga banorët është kërkuar të mbyllin dritaret dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Një sasi e madhe e hirit nga Popocatepetl po shtrihet në lindje. Qëkur vullani filloi të hedh pluhur dhe gurë të zjarrtë, shkollat në shtetin Puebla u mbyllën, ndërsa banorët - për shkak të përqendrimit të lartë të hirit në ajër - janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Qendra Kombëtare e Meksikës për parandalimin e fatkeqësive, këtë javë ka ngritur nivelin e gatishmërisë nga shkalla një në shtatë, ndërsa niveli mund të shtohet sepse ekspertët besojnë se do të ndodhin shpërthime të fuqishme.

Javën e kaluar shkencëtarët kanë përcjellë aktivitetin e vullkanit,. Të martën në mëngjes është regjistruar dhe një dridhje e tokës.

Popocatepetl është 80 kilometra larg kryeqytetit Mexico City. Ai ka shpërthyer edhe në qershor e nëntor 2011, por ky “zgjim” i ri shqetëson autoritetet meksikane, sepse fjala është për aktivitete jo të zakonshme për këtë vullkan.

Niveli i tymit dhe pluhurit që del në ajër është shumë më i madh se zakonisht.

shih VIDEO

Kthehu mbrapa

Shto koment