Mediet zvicerane:"Sa më larg nga Kosova!"

05.02.2015 (komentet: 0)

Sipas të dhënave Shoqatës gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), afro 34% nga dy milionë banorë të Kosovës jetojnë në varfëri të skajshme, që d.m.th. kanë të ardhura mesatarisht 1,50 SFR në ditë», shkruan TA.

 

image

Mediet evropiane gjithandej po raportojnë për, siç e quajnë ato, eksodin e madh kosovar. Edhe mediet zvicerane sot me të madhe po merren me këtë problematikë.

 

 

 

E përditshmja «Tages Anzeiger» madje ia kushton kryeartikullin e saj me titull larg nga Kosova, thjesht sa më larg (weg aus Kosovo, einfach nur weg). Sipas TA, vetëm në dy muajt e fundit nga Kosova janë larguar më shumë se 30 mijë shtetas të saj. «15 vjet pas luftës dhe 7 vjet të pavarësisë së Kosovës, shumica e shqiptareve nuk shohin kurrfarë ardhmërie për veten dhe fëmijët e tyre.

 

Sipas të dhënave Shoqatës gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), afro 34% nga dy milionë banorë të Kosovës jetojnë në varfëri të skajshme, që d.m.th. kanë të ardhura mesatarisht 1,50 SFR në ditë», shkruan TA.

Një gjë është e sigurt: kosovarët po largohen në mënyrë masive nga vendi që nga vjeshta e vitit të kaluar. Skenat plot rrëmujë nga Stacioni i Autobusëve të Prishtinës, për çdo natë janë shndërruar në rutinë. Rrugës drejt vendeve perëndimore po ia mësyjnë të gjithë, por kryesisht të varfrit, të papunët dhe ata që e kanë humbur shpresën se në Kosovë mund të bëhet më mirë.

Por, nga ata që largohen ka edhe shumë që janë në gjendje të mirë materiale, madje edhe të punësuar. «Thjesht, këtu na ka humbur çdo shpresë. E përditshmja «20 min.ch» ia bën një përshkrim kronologjik ikjes kosovare, e cila nis në këtë masë në vitet e ‘90-ta. «Gjatë viteve të ‘90-ta, kur shqiptarët largoheshin për shkak të represionit të regjimit serb, rruga drejt Zvicrës apo Gjermanisë dhe vendeve tjera evropiane ishte më e gjatë dhe më e rrezikshme. Diçka më lehtë për të ikur drejt Perëndimit ishte pas vitit 1999, edhe pse qëndrimi në këto vende ishte më i shkurtër, pasi autoritetet e këtyre vendeve konsideronin se Kosova tani është një vend i sigurt.

Por, situata tani është krejt më ndryshe. Udhëtimi i kosovarëve drejt vendeve të BE -së është bërë më i lehtë». «20 min.ch» me një titull alarmant «Eksodusi masiv nga Kosova» tërheq vërejtjen nga vala e madhe e shpërnguljes së kosovarëve që do t’i shkaktojë probleme edhe Bashkimit Evropian: «Eksodusi masiv ka nisur nga mesi i vitit 2014 dhe po vazhdon me të madhe, e nuk ka të ndalur. Shkaqet janë, para së gjithash, gjendja e rëndë ekonomike, por edhe shkalla e madhe e korrupsionit që e ka kapluar vendin». Duke u thirrur në të dhënat e balkaninsight.com, «20 min.ch» thekson se në indeksin bazë të shkallës botërore të korrupsionit nga 175 vende, Kosova e zë vendin e 111-të. «Përpara njerëzit nuk kishin punë, por e kishin optimizmin, ndërsa sot nuk kanë as punë, por asnjë shpresë më».

Për Zvicrën, vala e ikjeve kosovare deri tash nuk ka pasoja relevante. Statistikat e dala nga Sekretariati Federal për Migracion (SEM) thotë se nuk ka trend kërkesash për azil nga shtetasit e Kosovës. Zëdhënësi i këti Sekretariati Martin Reichlin shkruan në «20 min.ch» se, «kërkesat për azil nga Kosova për momentin nuk kanë asnjë pasojë.»/dialogplus.ch

Kthehu mbrapa

Shto koment