Mediat e huaja: "Vetëvendosje" fiton peshë, qeveria po humb mbështetjen

23.10.2012 (komentet: 0)

Qindra demonstrues, të organizuar nga Lëvizja "Vetëvendosje", protestojnë në Prishtinë, shkruajnë mediet e huaja. Agjencitë e ndryshme të lajmeve si ajo FrancePress e Francës, SDA e Zvicrës, gazeta të njohura si “Zürcher Zeitung“, apo “Die Welt“ e Gjermanisë dhe radio nacionale e Zvicrës kanë bërë të ditur që para ndërtesës së Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës qindra demonstrues janë duke protestuar kundër bisedimeve që ka filluar qeveria e Kosovës me qeverinë e Serbisë.

Këto media kanë shkruar se demonstruesit kanë protestuar disa ditë më parë edhe kundër privatizimit të distribucionit të KEK-ut. Karshi demonstruesve, thuhet në njoftimet e ndryshme, qëndrojnë policë të armatosur rëndë të cilët po përdorin gazin lotsjellës kundër demonstruesve. Më parë, thuhet në njoftimet ndërkombëtare, demonstruesit kanë hedhur në drejtim të policëve vezë të prishura dhe domate. Gjithmonë siç shkruajnë mediat e huaja, demonstratat kundër bisedimeve me Serbinë janë organizuar nga Lëvizja "Vetëvendosje". Qeveria thuhet më tutje në njoftimet e mediave për shkak të mizeries sociale dhe ekonomike po humbë në mënyrë rapide përkrahjen në kohën që numri i përkrahësve të Lëvizjes "Vetëvendosje" po shtohet vazhdimisht.

Kthehu mbrapa

Shto koment