Medëllin Ollbrajt nderohet nga Obama: Jam krenare për atë që bëmë për Kosovën

31.05.2012 (komentet: 0)

Medëllin Ollbrajt është nderuar nga Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama me Medaljen e Lirisë, që është edhe nderimi më i lartë në SHBA. Medëllin është me origjinë nga Çekosllovakia dhe në vitet 1997-2001, mbajti detyrën e Sekretares së Shtetit, detyrë të cilën e merrte për herë të parë një femër.

“Si gruaja e parë që shërbente si kryediplomate e SHBA-ve, kurajo dhe rezistenca e Medëllin ndihmojë për të sjellë paqe në Ballkan dhe hapi rrugën për progres në shumë vende të paqëndrueshme të botës”, u shpreh Obama.

Në fjalën e saj, ish-Sekretarja e Shtetit, theksoi se ishte krenare për atë që SHBA ka bërë në Ballkan, duke përmendur në veçanti rastin e Kosovës.

“Në jetën time profesionale jam më shumë krenare për atë që kemi bërë në Kosovë. Isha shumë e shqetësuar për atë që po ndodhte në Ballkan, ishte shumë e vështirë të shihje se si njerëzit vriteshin për atë ç’ka ishin jo për atë që kishin bërë”, u shpreh Medëllin. “Jam shumë e kënaqur që shumë vajza të gjeneratës së re në shtetin e pavarur të Kosovës mbajnë emrin Medëllin”.

Ajo ndihmojë për zgjerimin e NATO-s dhe drejtoi fushatën e aleancës së atlantikut të veriut kudër terrorit dhe spastrimit etnik në Ballkan.


Kthehu mbrapa

Shto koment