Më 2043, të bardhët s'do jenë shumicë në SHBA

12.12.2012 (komentet: 0)

description

Njerëzit e bardhë nuk do të jenë shumicë në SHBA më vitin 2043, citon agjencia AP një raport te qeverisë amerikane. Projektimi i ri i qeverisë është një vit më i vonë sesa vlerësimet e mëparshme. Kombi vazhdon të rritet dhe të bëhet më i larmishëm, për shkak të lindshëmrisë së lartë në mesin e pakicave, por jo më me ritmin e përshpejtuar derisa bie emigracioni. Popullsia totale e SHBA-së do të jetë 420 milionë në vitin 2060, derisa të bardhët do të përbëjnë 43 për qind. Hispanikët, aktualisht 17 përqind e popullsisë, do të rriten në 31 për qind. Personat me ngjyrë do të përbëjnë 14.7 për qind.

Kthehu mbrapa

Shto koment