Mbretëria e Lesotos e njeh pavarësinë e Kosovës

11.02.2014 (komentet: 0)

Mbretëria e Lesotos bëhet shteti i 106-të i cili njeh Pavarësinë e Kosovës.


 

Këtë e ka konfirmuar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Para pak minutash mu konfirmua njohja e radhës për Kosovën nga shteti i Lesotos. E falënderova Ministrin e Jashtëm të Lesotos, Mohlabi Tsekoa për vendimin e marrë. Tani numërojmë 106 vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Urime! EH

Ndërkohë këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka shprehur gëzimin e tij me këtë rast.

“Sapo u informuam se Mbretëria e Lesotho, në Afrikën jugore, ka njohur Kosovën. U bënë 106 shtete që njohën Republikën tonë të pavarur dhe sovrane. Dhuratë e bukur në javën kur festohet ditëlindja e 6 e shtetit”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /

Kthehu mbrapa

Shto koment