Mbi 5000 qytetar nga Kosova dhe Shqipëria marrin nënshtetësi maqedonase brenda 24 orëve?!

16.03.2016 (komentet: 0)

 

Shkup, 16 mars - Një skandal po e tronditë Maqedoninë. Më shumë se 5000 qytetar nga  Kosova që njihen si “goran” dhe banorë të Shqipërisë të cilët deklarohen se janë maqedonas në mënyr eksprese kanë siguruar nënshtetësi të Maqedonisë mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal.


Të gjitha nënshtetësit maqedonase u janë dhënë këtyre qytetarëve të huaj në sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të locuara në ndërtesën e Radio Televizionit të Maqedonisë në Shkup.

Zhurnal mëson se nënështetësit janë dhënë gjatë 6 vitet e fundit, me saktesisht nga viti 2010-2015 duke shkelur të gjitha ligjet e Maqedonisë, pasi këta qytetar duke mos përmbushur asnjë kusht kanë marur nënshtetësi të Maqedonisë.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka mësuar marshutën se si qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë  kanë siguruar nënshtetësi maqedonase brenda 24 orëve.

“Banorët  nga Kosova të njohur si “goran” kanë ardhur në sportelet e MPB-së në Shkup, kanë mbushur formularët dhe kanë aplikuar me garancë të zyrtarëve të një partie maqedonase. Të nesërmen nënshtetësin e kanë marur në dorë në të njëjtin sportel. Por për të mar këtë nështetësi në form eksprese aplikanti duhej të deklarohet se është maqedonas nga Gora e Kosovës, apo maqedonas nga Shqipëria” mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal.

SHQIPTARËT LINDIN DHE VDESIN DHE NUK MARIN NËNSHTETËSI TË MAQEDONISË

Nga ana tjetër  shumë shqiptar  edhe pse kanë lindur në  Maqedoni, vetëm se kanë lidhje bashkëshortore me qytetarët e Republikës së Kosovës, ata asnjëher nuk mund të marin nënështetësi të Maqedonisë.

Madje ka raste kur shumë gra shqiptare të Maqedonisë nga ana e shërbimit sekret maqedonas kanë marur përgjigje se nuk mund të marin nënshtetësi sepse e rrezikojn sovranitetin e shtetit të Maqedonisë.

PENGESA KRYESORE PËR SHQIPTARËT ËSHTË SHËRBIMI SEKRET MAQEDONAS

Sipas procedurës për të mar një qytetar i huaj nënshtetësi të Maqedonisë, patjetër duhet të mer një mendim pozitiv nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim e Maqedonisë e drejtuar më parë nga ish drejtori, Sasho Mijallkov.

Mu ky institucion është pengesë që me mijëra shqiptar nga Maqedonia edhe sot e kësaj ditë të mos marrin nënshtetësi të Maqedonisë, pasi nga ispektorët e policisë maqedonase kualifikohen si të rrezikshëm për stabilitetin e shtetit.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME TË HULUMTON ARKIVAT


Zhurnal do të kërkon sqarim nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ministri, Oliver Spasovski se si është lejuar që në formë eksprese të marin nënshtetësi maqedonase të gjithë ata qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria. Zhurnal apelon që ky skandal të ndricohet sa më shpejt, pasi në arkivat e MPB-së saktë dihet se se shtetas nga Kosova dhe Shqipëria kanë marur nënshetësi nga vitit 2010.
 


© ZHURNAL.mk

Kthehu mbrapa

Shto koment