Mbesa e Sali Berishës martohet me një polic grek

23.03.2012 (komentet: 0)

Mbesa e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, Aleksandra Berbera është martuar me grekun Nikos Veneris, me profesion polic në ministrinë e Brendshme të Greqisë.

 

 

Nga Arben Llalla

 Ceremonia fetare u bë në kishën e Shën Andreut në Patra, shtator të vitit 2008. Për këtë ngjarje që lidhet direkt me familjen e kryeministrit të Shqipërisë nuk ka shkruar asnjë gazetë kryesore greke, por vetëm një gazetë e dorës së dytë, që më shumë në faqet e saj pasqyron lajme nga diaspora greke e Australisë. Gazeta O KOZMOS e datës 17 shtator 2008 boton në faqen e saj fotografinë nga dasma e mbesës së Sali Berishës. Në këtë ceremoni mungoi vetë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha si pasojë e ngarkesës së punëve, por në ceremoninë e dasmës dhe fetare ishte vajza e kryeministrit Argita Berisha-Malltezi bashkë me bashkëshortin e saj, Jamarbër Malltezi. Gjithashtu morën pjesë edhe shumë zyrtarë shtetërorë të Shqipërisë si Bashkim Bektashi me gruan e tij Arjanën, përfaqësuesi i Shqipërisë në NATO dhe kushërira Orlinda Malltezi, miq të çiftit të ri. Pas muzikës dhe ritit fetarë çifti u nis për muajin e mjaltit në Shqipëri. (Gazeta Shqiptare)

Kthehu mbrapa

Shto koment