Mbahet referendum për rritjen e pagës minimale në Zvicër

19.05.2014 (komentet: 0)

Votuesit në një referendum që u mbajt sot në Zvicër, e kanë hedhur poshtë me shumicë dërrmuese pagën minimale më të lartë në botë, 25 dollarë në orë.



Rezultatet përfundimtare treguan se dy të tretat e votuesve ishin kundër përcaktimit të pages minimale. Këshilli Fedreal, që drejton Zvicrën, e mirëpriti rezultatin e referendumit, për planin e pagës minimale, që kërkohej nga sindikatat. 

Zyrtarët e qeverisë thanë se në se do të miratohej, plani do t’i detyronte bizneset t’i pushonin punëtorët nga puna. 

Kritikët thanë se plani për pagën minimale do të dëmtonte konkurrencën në vend dhe do të sillte pakësimin  e vendeve të punës, duke i dëmtuar punonjësit më të varfër, në vend që ata të ndihmoheshin.
 
Zvicra është një vendet e botës me koston më të lartë të jetesës dhe sindikatat kërkonin përmes votimit të sotëm, të vendosej një pagë minimale, e cila do të ishte 53 mijë dollarë në vit. Paga mesatare në vendi alpin është rreth 77 mijë dollarë në vit, por ajo përcaktohet nga kontrata individuale të punës, ose nga marrëveshje të arritura kolektivisht.
 
Ky ishte refrendumi i tretë në 18 muajt e fundit në Zvicër, që lidhet me shtimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve. Më parë votuesit arritën që të vendosen kufizime ndaj bonuseve për ekzekutivët e korporatave, por i hodhën poshtë kontrollet që do t’i kufizonin pagat e tyre në jo më shumë se 12 herë më tepër se punonjësit më pak të paguar.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik thotë se Luksemburgu është vendi me pagën më të lartë monimale në botë, që është 10, 66 dollarë në orë. Shtetet e Bashkuara janë në vend të dhjetë, me një page minimale prej 7,25 dollarë në orë dhe tani është duke u debatuar që ajo të rritet në 10,10 dollarë në orë.

Kthehu mbrapa

Shto koment