Marrëveshje për drejtësinë në Bruksel [video]

10.02.2015 (komentet: 0)

 

   

Ka përfunduar pas orës 2 takimi në Bruksel.

Palët kanë nënshkruar marrëveshje për drejtësinë.

 

Këtë e ka konfirmuar edhe ndërmjetësuesja Federica Mogherini që përmes Twitterit ka njoftuar për marrëveshjen.

“Sapo nënshkruam marrëveshjen për drejtësinë: Rezultat i mrekullueshëm në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë! Faleminderit të dyja palëve”, ka shkruar ajo.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=FnG2DQ1veHA&feature=youtu.be

Pas takimit kryeministri Mustafa ka thënë se marrëveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë.

I pyetur nëse janë diskutuar tema të tjera në dialog, Mustafa ka thënë se nuk ka pasur kohë për të tilla.

Ai ka thënë se nuk do të hapen tema të reja, pa u shuar institucionet paralele në veri me theks të veçantë Mbrojtja Civile.

Ndërkohë, kryeministri serb Vuçiq ka thënë se me arritjen e marrëveshjes fiton Serbia dhe serbët e veriut, të cilët nuk do të mund të mbipërfaqësohen pasi që Gjykata e Mitrovicës do të ketë 9 prokurorë shqiptarë e 9 serbë.

Ai ka thënë se do të diskutohet në vazhdim edhe pasuritë e Serbisë në Kosovë.

© KOHA.net

Kthehu mbrapa

Shto koment