Maqedoni: Aksion i madh policor në Haraçinë dhe Hasanbeg, dhjetra të arrestuar

08.01.2013 (komentet: 0)

Shkup – Aksion i madh i policisë zhvillohet në fshatin Haraçinë dhe lagjen Hasanbegut të Shkupit. Sipas informatave të para bëhet fjalë për aksion i cili për qëllim ka ndërprerjen e një vije internacionale të trafikut me drogë, disa persona figurojnë si të arrestuar në aksionin policorë.

Dhunë në Maqedoni

Dhunë në Maqedoni

 

Sipas zëdhënësit të MPB-së Ivo Kotevski, deri tani janë arrestuar 10 persona, dhe se aksioni në fjalë do të vazhdon gjatë gjithë ditës edhe atë nëpër të gjitha qytetet e Maqedonisë.

-Është e konfirmuar, domethënë bëhet fjalë për vazhdimin e aksionit që e zhvillojmë në bashkëpunim me policinë austriake kundër shkatërrimin e kanaleve të trafikimit të mjeteve narkotike (heroinë), konkretisht në lidhje me Mafian e Frankfurtit dhe personat e involvuar në mafian. Deri tash janë arrestuar 10 persona, mirëpo ky aksion vazhdon edhe më tej në të gjitha qytetet e Maqedonisë, ku nesër do të dalim me kumtesë të veçantë për këtë aksion, deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Sipas informatave të deritanishme bëhet fjalë për arrestime të cilat bëhen në sinkronizim së bashku me vendet tjera ku gjithashtu po arrestohen bashkëpunuesit e tyre.

Më shumë informata nga MPB-ja paralajmërohen në pres konferencën në të cilën do të marë pjes edhe ministri për financa Zoran Stavreski./ShqipMedia

Kthehu mbrapa

Shto koment