Mali i Zi: Mirënjohje atyre që vranë shqiptarët me 1918!

22.07.2013 (komentet: 0)

Vendimi për ndarjen çmimit më të lartë në Berane të Malit të Zi , Shoqatës së Vullnetarëve të Luftës së vitit 1912-1918, ka nxitë zemërimin e shqiptarëve , boshnjakëve në përgjithësi, posaqërisht ndaj kwtij vendimi ka reaguar Bashkësia islame në Mal të Zi.

Mali i Zi: Mirënjohje atyre që vranë shqiptarët me 1918!

 

Nga viti 1912 deri në vitin  1918 kanë ndodhur krimet më të tmerrshme kundër popullatës myslimane në veri të Malit të Zi. Më shumë se 1,000 njerëz në Plavë  dhe Guci janë  vrarë, dhe i gjithë kjo trevë është konvertuar  me dhunë.

" Autoritetet në Berane të cilët partitë e veta politike i quajn qytetare, marrin vendime që këta njerëz të cilët paraardhësit edhe miqtë e mi i kanë vrarë vetëm se kanë qenë muslimanë, i shpërblenë me mirënjohjen më të lartë të komunës. Shtrohet pytja se çfarë bëjnë myslimanët, a është vendi i tyre në këto parti" thuhet në reagimin e Reisit  të  bashkësisë Islame në Mal të Zi Rifat Fejziq.

Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi paraprakisht  kishte kërkuar nga Presidenti malazez të mos merr pjesë në ceremonië e ndarjes së mirënjohjeve në Berane të Shoqatës  vullnetarëve të luftës 1912-1918   dhe i dënoi krimet e kryera ndaj qytetarëve të përkatësisë  islame në veri të Malit të Zi, në fillim të shekullit të kaluar.

Mandej Reisi Fejziq  kërkoi nga komuna e   Beranës të shqyrtuohet vendimi për dhënjën e mirënjohjeve  vullnetarëve të luftës 1912-1918, dhe  nga Vujanoviqi   që të mos marrë pjesë në ndarjen e këtyre mirënjohjeve , sepse është fjala për shoqatën  anërtarët e sëcilës në të kaluarën, siç ka thënë  në fillim të shekullit të kaluar, në fillim të shekullit të kaluar kanë vrarë dhe dhe me forcë kan konvertuar qytetarët e besimit islam në Plavë dhe Guci.

Kryetari malazezë Filip Vujanoviq  ka refuzuar kërkesën e Reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi të mos meer pjesë neë ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve.

Vujanoviq ,gazetarëve pasi mori pjesë në seancë solemne në Beranë u ka thënë se në trevat e Plavës dhe Gucisë blu dhe fillimi të shekullit tëkaluar kan ndodhur  krime të tmerrshme ndaj qytetarëve  të  besimit islam, duke shtuar se kjo është ana e errët e historisë së Malit të Zi.

Ai shprehu besimin se të gjithë e njohin  harmoninë multinacional dhe ndërfetare, si dhe  antifashizëm, si vlerë vlerë e madhe e Malit të Zi.

"Në këtë drejtim, kam dëshirë të njoftoj se Mali i Zi ka treguar qartë se ajo që ndodhi një shekull më parë në Plavë  dhe Guci është  një krim të tmerrshëm kundër qytetarëve të fesë islame, të c ilët në atë kohë një numër i madh prej tyre u vranë, iu përndjekën dhe konvertuan me forcë "tha Vujanoviq.

Ai tha se këtu është në pytje "ana e errët e historisë së Malit të Zi, e cilat edhe  në kohën e Mbretërisë së Malit të Zi  është vlerësuar si e tillë."

Vujanoviç tha se Mali i Zi ka treguar forcën për të përballuar me të kaluarën dhe të dënojë çdo krim, në të vërtetë të "kultivoj harmonia ndërnacionale dhe multi-fetare".

Vlenë të theksohet se Mali i Zi zyrtarisht popullësinë  e përkatësisë islame në Mal të zi e ka ndarë në tri grupe: shqiptarët, muslimanët malazezë, dhe boshnjakët. Prandaj kjartë shihet nga deklarata e presidentit Vujanoviq se aludon në malazezët të përkatësisë islame, deh askund nuk i përmend shqipatrët apo boshnjakët të cilët në të kaluarën dhe sot përbëjnë  pjesën dërmuese të popullësis së Plavës dhe Gucisë.

Presidenti i Shoqatës së Vullnetarëve të Luftës  së vitit 1912-1918,  Goran Kikoviit  ka deklaruar më herët  se anëtarët e kësaj  shoqate krenohen me paraardhësit e tyre, të cilët e  Beranën e çliruan nga turqit  në vitin 1912 ( malazezët dhe serbët mos të harrojmë se shqiptarët dhe boshnjakët i kan konsideruar si turq v. j.).

Mandej  Goran Kikov shkon edhe më lart dhe thot  se Reis Fejziq , pa kurfar nevoje  politizon ndarjen e  shpërblimeve komunale dhe kinse habite pse dikend e pengon se shoqata tijë  ka  nga komuna e Beranës  ka marrë mirënjohjen  më të lartë , shkruajn mediat elektronike dhe ato të shkruara në Sanxhak.

 Ismet Azizi /xlpress.tv/

Kthehu mbrapa

Shto koment