Lutf Haziri në Bruksel për rikthimin e Gjilanit në mikroregjionin europian

10.09.2015 (komentet: 0)

Në vizitën e tij në Bruksel, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar sot takime me nënkryetarin e Brukselit, Ahmed El Ktibi, me sekretarin gjeneral të Komitetit të regjioneve të Europës, Jiri Burianek dhe përfaqësues të Departamentit për Zgjerim dhe atij për  Bujqësi dhe zhvillim rural.

Në takimin me nënkryetarin e Brukselit është biseduar për rikthimin e Gjilanit në mikroregjionin europian, bashkëpunimi me qytetin e Brukselit në fushën e ambientit, efiçiencës së energjisë dhe urbanizimit.
Ndërkaq, në takimin me sekretarin gjeneral të Komitetit të regjioneve të Europës, Jiri Burianek, dhe kryetarit Haziri është folur për bashkëpunimin ndërkomunal GJPKT (mikroregjioni europian), infrastrukturën e përbashkët ndërkomunale dhe ndërkufitare.
Ndërkohë, kryetari Haziri ka biseduar me përfaqësues të Departamentit për Zgjerim për raportin e progresit dhe rolin e komunave të përmirësimin e standardeve.
Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar edhe përfaqësuesin e Departamentit për Bujqësi dhe rural, John A. Clark, me të cilin ka diskutuar për rolin e komunave në zhvillimin e sektorit të bujqsisë.
“Gjilani si qendër regjionale mund të bëhet promotor i zhvillimit ndërkomunal për bujqësi dhe zhvillim rural”, tha me këtë rast kryetari Haziri.
Kryetari Haziri pritet të ketë edhe takime tjera të rëndësishme në Bruksel, për zhvillimin e Komunës së Gjilanit në shumë fusha.

Kthehu mbrapa

Shto koment