Londra qyteti ma i shtrejtë n'botë

09.02.2014 (komentet: 0)

Shpesh ankohemi për jetën e shtrenjtë, qeratë, parukierin, restorantet, çmimet në supermarket…por ne fakt Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë është renditur në vendin 173 në krahasimin e kostos së jetetës ku në listë vendin e parë e mban Londra.  Tirana është thuajse në fund të listës me 193 vende, ndërsa Shkupi është më poshtë në vendin 178, ku mungojnë vendet e tjera të rajonit. Sipas të dhënave të faqes Expatistan, që merret me krahasimin e kostos së jetesës në qytete të ndryshme të botës, Londra është aktualisht qyteti më i shtrenjtë në botë. Harta paraqet qytetet ku shpenzimet e jetës janë më të mëdha: me të kuqen janë ato më të shtrenjtat, ndërsa me të gjelbrën më të lirat. 

 



Pse është Londra më e shtrenjta?  Qiraja mujore e një banese të mobiluar në Londër është mesatarisht rreth 4250 dollarë; bileta mujore për transport publik rreth 215 dollarë, ndërsa floktari për meshkuj rreth 28 dollarë. Në listën e pesë qyteteve më të shtrenjta në botë janë edhe Oslo, Gjeneva, Cyrihu dhe Neë Yorku, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, qytetet ku jeta është më e lirë janë Karakasi në Venezuelë, pastaj Kalkuta, Hyderabadi, Pune dhe Madrasi në Indi.  Në këtë listë gjenden edhe këto qytete të Ballkanit: Athina (89), Lubjana (102), Stambolli (11), Zagrebi (131), Beogradi (158), Bukureshti (161), Sofja (168), Shkupi (178) dhe Tirana (173). Ndërsa, mungojnë Prishtina (Kosova), Sarajeva (Bosnja dhe Hercegovina) dhe Podgorica (Mali i Zi).

Për krijimin e indeksit janë krahasuar çmimet e banimit, të veshjes, transportit, barnave, ushqimit…

Dhjetë qytetet më të shtrenjta në botë janë: 1. Londra, Mbretëria e Bashkuar, 2. Oslo, Norvegji, 3. Gjeneva, Zvicër, 4. Cyrihu, Zvicër, 5. Neë York , SHBA, 6. Lozana, Zvicër, 7. Singapori, Singapor, 8. Parisi, Francë, 9. San Francisko, SHBA, 10.Kopenhagen, Danimarkë.

Kthehu mbrapa

Shto koment