Ljubica: gjithnji kam dyshuar se Serbia ma vrau djalin !

22.01.2014 (komentet: 0)

E kaluar e hidhur shqiptarët i ka mësuar se inskenime të ndryshme të sulmeve të serbëve nga ana e shqipatrëve kan qene të shumta. Si duket edhe serbëve iu ka ra ne vesh nji fakt i tillë. Shërbimet e fshata serbe shumë herë kanë dëshmuar se kan përdorë metoda të ndryshme për të provukuar konflikte por edhe metoda për të dëbuar popullsinë shqiptare nga trevat e veta. Vrasja e të rinjëve serb në kafiterinë " Panda " në Pejë ka gjasë që të ndriqohet dhe të del në shesh ky inskenim nga shum të tjerë të pandriquar.

 

panda1

 

Dyshimet e caktuara  lidhur me krimin në kafiterinë Panda në Pejë të cilat i ka hedh në opinion kohët e fundit zëvendës kryeministri serb Aleksandar Vucic , pas më shumë se 15 viteve , iu jan përgjakur plagët e familjarëve  të gjashtë të rinjve të vrarë  brutalisht në këtë masakër ,  në mënyrë fuqishme  të afërmit kërkojnë  që më në fund t'i hiqet veloja e këtij misteri  dhe autorët e krimit të sillen para drejtësisë , shkruan “Vesti online”.

 

Dyshimet se fëmijët tanë nuk janë vrarë nga shqiptarët kan ndodhur menjiher pas vrasjes . Këtë e them publikisht si një nënë , le të më gjykojnë . Shteti i ka vranë dhe unë shpresoj se  nuk do të kaloj kohë  e gjatë , dhe më   në fund të mësojmë  se kush e ka surdhëruar dhe kush e ka nge këmbëzen . Që  shteti vret , dhe se askush për  këto 15 vjet nuk reagon për këtë. Unë mendoj se kjo është një nga sekretet më të mëdha shtetërore . Është koha që më në fund të zbulohet. Bile për shpirtrat tanë , shpirtrat e prindërve të tyre , do të jetë më lehtë , tha për " Vesti "  Ljubica Trifovic nëna e gjimnazistit  të vrarë. 

 

- Më kan  thirrë për të qenë dëshmitar i mbrojtjes së Sllobodan Millosheviqit në Hagë , dhe kam rënë dakord . Më thirri dhjetra herë , dhe  kam shkuar  në Beograd në testin e intelegjencës.. Por, kur kam thënë se  do të jem një dëshmitar i së vërtetës , më nuk më kan  thirrur , - thotë Ljubica Trifovic , përveq të tjerash transmetojnë mediat në Serbi.

Ismat Azizi/ xlpress.tv

Kthehu mbrapa

Shto koment