Lirohet ish-shefi i ushtrisë së Turqisë

08.03.2014 (komentet: 0)

Një ish-shef i ushtrisë turke, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për rolin e tij në një komplot për të rrëzuar qeverinë, është liruar nga burgu në Stamboll.Një gjykatë lokale urdhëroi lirimin e Gjeneral Ilker Basbug, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Turqisë përmbysi dënimin e tij, duke cituar një teknikalitet ligjor.


Gjeneral Basbug, i cili ka qenë në krye të ushtrisë turke nga 2008-2010, u dënua me burgim të përjetshëm në Gusht të 2013-s. Dhjetra njerëz u akuzuan gjithashtu mbi komplotin e pretenduar. Gjenerali u shpall fajtorse kishte udhëhequr një rrjet të fshehtë të nacionalistëve ekstremistë, të njohur si Ergenekon.
Grupi thuhej se kishte komplotuar për të rrëzuar qeverinë aktuale të partisë së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK). Por, Gjenerali Basbug, i cili ka mohuar gjithnjë akuzat, u la i lirë gjatë së premtes.
Ilker Basbug rrjedh nga një familje shqiptare me origjinë nga fshatrat që lidhin Kosovën me Luginën e Preshevës, mirëpo që në disa media turke ende quhet Sanxhaku i Nishit, një krahinë e përfshirë në kuadër të Vilajetit të Kosovës. Familja e gjeneralit Basbug u vendos në fshatin Afyonkarahisar në Turqinë Perëndimore, i cili është i banuar kryesisht nga popullsia shqiptare. Këshilli Suprem ushtarak i Turqisë, zgjodhi gjeneralin si zëvendësues të Jashar Bujukanat, i cili ka dhënë dorëheqjen.Babai i tij Sulejman Beu ishte një burrë i pashëm me një zotnillëk të paparë që çmohej në Afyonkarahisar. Nëna e tij Makbulja ishte një manastirase e pastër me origjinë shqiptare, mirëpo e lindur në Afyon. Ajo që nga ajo kohë ishte një administratore në administratën e Afyon. Më 29 prill 1943 vjen në këtë botë edhe Ilker, një emër që i`u pagëzua nga ana e nënës së tij. Atëkohë dihej se administrata turke nuk lejonte regjistrimin e emrave shqiptar. Por shijimi i jetës me babain i zgjati shumë pak, pasi që babai i tij Sulejman Beu vdiq atëkohë nga sëmundja e tuberkulozit, duke e lënë Ilkerin në moshën shtatëvjeçare. Ilker shkollën fillore e kreu në Afyonkarahisar. Ilkeri fillon të bëjë jetën në qytet, pasi që shkon të jetojë tek gjyshi i tij dhe dajallarët në qytet, ku edhe shkollohet në shkollën e mesme. Në vitin 1955 nëna e tij Makbule e shoqëruar nga halla e vogël e Ilkerit shkojnë për të jetuar në Stamboll, ku ishin vendosur në lagjen Kuzguncuk. Nga kjo periudhë ai vijoi shkollimin e mesëm që e kishte ndërprerë në shkollën e mesme në Afyon. Ai jetonte në lagjen e stërmbushur me grekë dhe armenë, të cilët më pas braktisën vendin, për shkak të rrezikut nga jeta, nga komuniteti dhe ekstremistët turq. Ai nga periudha e shkollës së mesme filloi të hyjë në botën ushtarake, pasi që në lagjen ku jetonte ishte edhe shkolla e mesme ushtarake. Dhe kthesa ndodhi për të, kur në vitin 1960 ai filloi Akademinë Ushtarake në Ankara. Në këtë periudhë ndodhin tronditje dhe trazira politike, që çojnë deri tek shkalla e grushtetit në Turqi. Ilkeri tërë këtë periudhë e ndoqi nga radioja dhe lajmet që dëgjoheshin brenda kazermës ushtarake. Në vitin 1968 ai martohet me Sevil Basburg dhe filloi jetën ndryshe, duke qenë vazhdimisht larg familjes së tij. Ngjarja më e dhimbshme për të ishte vdekja e nënës, të cilën e priti shumë rëndë në vitin 1988. Makbule ndërroi jetë nga sëmundja e veshkave dhe ajo ishte edhe një kapitull humbës që u përjetua shumë rëndë nga "marshalli" Ilker.

/kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment