Ligji për amnistinë, shumë i rëndësishëm për serbët në veri

04.07.2013 (komentet: 0)

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Ligji për amnistinë në Kosovë, i cili sot shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës, është shumë i rëndësishëm për serbët në këtë vend.

Ligji për amnistinë, shumë i rëndësishëm për serbët në veri

 

“Kjo do të thotë se në Kosovë do të shpallet amnisti për shumë vepra penale, të cilat autoritetet në Prishtinë i konsiderojnë vepra penale dhe për të cilat serbët dhe të gjithë ata që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës do të mund të përndjekeshin”, citojnë mediet deklaratën e Daçiqit.

Miratimi i këtij ligji, sipas tij, do të ketë rëndësi të madhe për punësimin e serbëve në institucionet përkatëse të Kosovës, siç janë policia e gjyqësia.

Ai ka thënë se amnistia për nga natyra e gjerave vjen pas konflikteve të armatosura.

Amnistia përfshin 69 lloje veprash penale. Për disa vepra parashihet lirimi nga ndjekja penale ose ekzekutimi i aktgjykimeve, për disa parashihet lirimi nga një e pesta, përkatësisht e katërta ose madje gjysma e dënimit me burg, varësisht nga vepra penale.

Kthehu mbrapa

Shto koment