Banorët e Lihtenshtajnit janë më të pasurit në Evropë me 56 978 euro të ardhura në vit, ndërsa banorët e Moldavisë janë 45 herë më të varfër, shkruan “EU Observer”.

Në vendin e dytë janë norvegjezët me 32 037 euro të ardhura në vit, e më pas radhiten zviceranët me 31 666 euro, banorët e Luksemburgut me 28 924 euro, danezët me 22 040 euro. Në top listën e më të pasurve janë edhe Austria, Suedia, Gjermania, Franca dhe Belgjika.

Më afër mesatares evropiane janë spanjollët me 12 943 euro, që zënë vendin e 17-të, kurse në fund të kësaj liste janë Kosova, Bjellorusia dhe Moldavia me më pak se 2 000 euro të ardhura për kokë banori në vit.

Sipas fuqisë blerëse, prijnë Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, të cilat dispojnë pothuajs me gjysmën e të ardhurave në Evropë, ndërsa gjysma tjetër ndahet nga 39 vende.

/infosot/