LDK-ja sa më para duhet t’i kthehet vlerave reformuese dhe shtetndërtuese..!

11.11.2014 (komentet: 0)

Nagold

Dje në qytetin Nagold afër Shtutgartit, grupi i bashkatdhetarëve dhe aktivistëve të LDK-së mbajti takim më anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm (KP) të LDK-së, gjegjësisht më ish kryetarin i Degës në Gjermani si dhe i Kolegjiumit të gjitha degëve të LDK-së në diasporë, z. Hafiz Gagica, meqë rast u bisedua rreth situatës aktuale politike në Kosovë si dhe gjendjes organizative në radhët e mërgatës tonë në Gjermani.

 

Nagold 3

Në fjalën e tij të rastit z. Hafiz Gagica në pika të shkurta prezantojë problemet si dhe vështirësitë më të cilat tani e disa muaj po ballafaqohet vendi ynë në rrugën e konsolidimit dhe gjetjes së mundësive për zgjidhjen e ngërçit politik, i cili shtetin e Kosovës, për shkak të tekeve dhe interesave politike, partiake dhe individuale të partisë në pushtet, e ka futur vendin në një qorrsokak krejtësisht të pajustifikuar. Madje, duke i shkaktuar vendit tonë dëme të mëdha në ekonomi, politikë si dhe në imazhin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës më shtetet mike dhe partnere në lëmin e këmbimit tregtar, kulturor, sportiv dhe investues..!

Ndërsa duke folur për pozitën aktuale të LDK-së në Kosovë, tha se, mjerisht, ajo ka rënë në një pozitë tejet të palakmueshme për shkak të mungesës së vizionit politik si dhe mos ndërmarrjes më kohë të reformave të brendshme të parapara më Statut dhe më Programin e saj, si kusht për forcimin dhe zbatimin në praktikën politike të vlerave të saja shtetndërtuese, për ta gjetur zgjidhjen adekuate juridike dhe kushtetuese, jo vetëm të ngërçit politik, por për ta marrë përsipër rolin e saj udhëheqës në ndërtimin e një shoqërie të lirë, shtetit demokratik, ligjor si dhe të zhvilluar ekonomikisht, tha në vazhdim z. Gagica..! Po ashtu, theksoi nevojën imediate që degët e LDK-së në Perëndim të konsolidohen dhe riorganizohen në frymën e vlerave të filozofisë rugoviane, ashtu siç kanë qenë dikur aktive dhe shembull në organizimin dhe mobilizimin e gjithë mërgatës shqiptare kundrejt kërkesave popullit tonë për liri dhe pavarësi të Kosovës. Kyçja e të rinjve tanë në Degët e LDK-së të cilët shkolluar në fusha të ndryshme universitare dhe profesionale në vendet perëndimore, SHBA dhe deri në Kanada dhe Australi, duhet të jetë detyrë parësore e jona, kur dihet se ata jenë e ardhmja e kombit dhe shtetit tonë, Kosovës ende të pa zhvilluar si duhet, tha në fund të fjalës së tij z. H. Gagica.

Në bisedën e cila u zhvillua në vazhdim në frymën e preokupimeve dhe zhgënjimeve të aktivistëve (z. Mentor Thaqi, Nezir Fejza, Bajram Osmani, Emrush Qeku, Halil Rrustemaj, Blerim Hajdaraj, Hysni Bajselmani, R. Elezaj) lidhur më gjendjen e komplikuar politike në Kosovë, dominoi qëndrimi dhe konstatimi i përbashkët, se ata të cilët e kanë sjellë vendin tonë në këtë katrahurë juridike, politike dhe morale, kryesisht më fajin e qeverisë në ikje, duhet të japin llogari para popullit dhe organeve të drejtësisë, sepse gjaku i mijëra dëshmorëve tanë, por edhe sakrificat e mërgimtarëve tanë për çlirimin dhe pavarësinë e vendit tonë, nuk mund të shkelen dhe të minimizohen kurrë, vetëm se disa politikanë të papërgjegjshëm nuk po duan ta lëshojnë pushtetin..!

Fotot dhe teksti: Rexhep Elezaj 

Kthehu mbrapa

Shto koment