Kushti për Rusinë që perëndimi ta pranojë referendumin e Krimesë, njohja e Kosovës

13.03.2014 (komentet: 0)

​Vendet perëndimore të cilat kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës, pritet të dalin me një ofertë për presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Oferta përmban kushtin e pranimit të referendumit në Krime, me njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga ana e Rusisë, shkruan gazeta austriake, Der Standard.

 

 

Siç pohon kjo gazetë, diplomatët perëndimorë po planifikojnë të përcjellin referendumin që do të mbahet më 16 mars në Krime, ku pritet të votohet për bashkim me Federatën Ruse dhe shkëputje nga Ukraina.

 

Nga ana tjetër, Rusia duhet të njoh Kosovën si shtet, ose të pranojë vullnetin e popullit të Kosovës për vetëvendosje.

 

Der Standard, vë në dukje se qëllimi i Perëndimit është që të krijojë stabilitet në Ukrainë, për ta orientuar vendin drejtë perëndimit.

Kthehu mbrapa

Shto koment