Kush janë, sipas Victoria Nuland, politikanët e ndytë që pasurohen në kurriz të qytetarëve?

13.07.2014 (komentet: 0)


Kush janë, sipas Victoria Nuland, politikanët e ndytë që pasurohen në kurriz të qytetarëve?
 Nuland ka mbajtur një fjalim të ashpër antikorrupsion gjatë punimeve të Samitit të Kroacisë. Gjatë fjalimit ajo ka përmendur edhe Kosovën derisa ka thënë se në rajon ka politikanë të ndyrë që pasurohen në kurriz të qytetarëve.

Ndihmëssekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland e cila do të arrijë nesër për vizitë në Kosovë, gjatë fjalimit në Dubrovnik ka qenë e ashpër kundër korrupsionit që mbretëron në rajon. Ajo ka folur për politikanë të ndyrë që qëllimin e kanë pasurimin e shpejtë në llogari të qytetarëve. Sipas saj korrupsioni, demokracia e ngadaltë, konfliktet e zgjatura, tensionet etnike dhe dhuna mund të kërcënojë shumë shtete.

Ajo ka thënë se duhet të ketë luftë kundër korrupsionit .

“ Europa nuk mund të jetë e plotë kur kleptokratët I trajtojnë shtetet si bonanza (pasurim I shpejtë) për vete dhe shokët e tyre . Nuk mund të jetë e lirë kur zgjedhjet manipulohen , kur mediat e lira heshtën dhe minoritetet kërcënohen. Nuk mund të ketë paqe kur politikanët e korruptuar përdorin kërcënime politike ekonomike dhe gjyqësore për t’ia zënë frymën opozitës dhe për të vjedhur qytetarët e tyre” ka thënë Nuland.

Sipas saj, Korrupsioni po ashtu kërcënon edhe sovranitetin kombëtar pasi secili politikan i ndytë dhe secila marrëveshje jo transparente që ne lejojmë do të krijojë mundësi poër forcat e jashtme

“Korrupsioni nuk është vetëm vrasës i demokracisë por është edhe një arsenal një mjet më shumë në aresnalin e autokratëve dhe kleptokratëve që kërkojnë të shtrijnë ndikimin e tyre dobësojnë demokracitë tona dhe të pasurojnë vetë në llogari të qytetarëve tanë” ka thënë diplomatja amerikane.

Nuland ka folur edhe për bisedimet Kosovë –Serbi duke thënë se dy palët po I normalizojnë marrëdhëniet.

/GazetaExpress/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment