Kush është El Salvadori shteti i 105 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës

05.10.2013 (komentet: 0)

El Salvadori e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu vendi i 105-të që njeh vendin tone. Ministria e Punëve të Jashtme eKosovës, përmes Konsullatës së Përgjithshme në Nju Jork, ka pranuar notën verbale të njohjes së Kosovës nga Republika e El Salvadorit.

 

 

Në notë verbale, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së El Salvadorit e informon ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj për vendimin e Qeverisë së Republikës së El Salvadorit për njohjen e Republikës së Kosovës shtet Sovran, nofton zyra për informim e kësaj minsitrie.

 “Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York ka pranuar njoftimin e El Salvadorit për formalizimin e njohjes së Kosovës. Faleminderit El Salvadorit, qeverisë dhe popullit të saj”, ka shkruar Hoxhaj. 

Ndryshe, njohjet e fundit kanë ardhur nga Libia, Grenada dhe Tajlanda, kurse njohja më e re nga El Salvador shënon edhe njohjen e 105-të që i bëhet Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt, 2008. 

El Salvadori është shteti më i vogël dhe me dendësinë më të madhe të popullsisë në Amerikën Qendrore. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i vendit është San Salvadori. Santa Ana dhe San Miguel janë gjithashtu qendra të rëndësishme kulturore dhe trgëtare në vend dhe në të gjithë Amerikën Qendrore. Salvadori kufizohet me Oqeanin Paqësor në perëndim, me Guatemalën në veri dhe Hondurasin në lindje. Rajoni lindor i tij shtrihet në bregun e Gjirit të Fonsekës, përballë Nikaraguas. Në 2011, Salvadori kishte një popullsi prej rreth 6.251.495 banorësh, të përbërë kryesisht nga Mestizos.

Era koloniale si e Francisco Morazán dhe Gerardo Barrios ka sjellur ndikimin francezë nga këta sipatizues të kodit të Napoleonit. Për këtë arsye edhe ndarja administrative e territorit të Salvadorit ka mbetur sipas këtij kodi.

Për shkak të trazirave të brendshme, luftës së gjatë civile dhe fatkeqësitve të shumta natyrore, ekonomia është e dobët Salvadori dhe ngadal po pëermirësohet. Falë ndihmës së huaj dhe asistencës së emigrantëve të cilët gjatë luftës kishin braktisur vendin, situata është po përmirësohet, eksporti është në rritje dhe inflacioni në vitet e fundit është duke u reduktuar.

Shumica dërrmuese e popullsisë, rreth 90% janë pasardhës të përzier të indianëve amerikan dhe spanjollëve . Indianër shumë pak i kan ruajtur zakonet dhe traditat e tyre. Në aspektin fetarë, shumica e tyre janë katolikë, ndërsa protestantët janë në rritje. Vlerësimet për vitin 2005 thuhet se ka 6.880.000 banorë, nga të cilat Salvadorian etnike (jo-romane) janë 6 221 000, pjesën tjetër e përbëjnë të paktën 10 grupe etnike, të cilat janë:-Pipil- indianët (264,000);-Lencë- indianët (39,000), anglo-amerikanët (13,000); Kekç-indianët (13,000), gjermanët(7100); Pokomam-indianët (6,200), kinezë (1,700), arabë (1300); hebrenjë (700), turq (500).

Ismet Azizi/xlpress.tv

Kthehu mbrapa

Shto koment