Kukan: Bisedimet vazhdojnë të hënën apo të martën

12.04.2013 (komentet: 0)

Kryesuesi i delegacinti të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore Eduard Kukan ka deklaruar se dialogu i Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë, sipas njoftimeve jozyrtare ndoshta që të hënën apo të martën. Kukan në një intervistë për gazetën “Kurir“ ka thënë se pritja nga raundi i tetë i negociatave për çështjen kyçe, kompetencat e komunave serbe në Kosovë, ka qenë e madhe, por se mosarritjen e marrëveshjes nuk do ta quante mosukses.


 

Ai mendon se kjo nuk është mossukses as i qeverisë serbe, as i diplomacisë evropiane dhe thekson se është me rëndësi ajo që dialogu nuk ka përfunduar.
“Mendoj se më mrë është që të arrihet marrëveshja e cila do të jetë e përhershme sesa diçka që do të arrihet nën presionin e momentit”, ka thënë Kukan.

Kukan ka shtuar se jozyrtarihst ka dëgjuar se negociatat mund të vazhdojnë të hënën më 15 prill apo tëmartën. Atë që Serbia para caktimit të datës për fillimin e negociatave me BE-në ka refuzuar marrëveshjen e ofruar, ai mendon se nuk është keq apo se me këtë janë prishur të gjitha gjasat.“Me rëndësi ëshë të mbroni pozicionet tuaja, por me argumente” ka porisitur Kukan Beogradin./qik/ 

Kthehu mbrapa

Shto koment