Kryeministri slloven dr. Miro Cerar, e nderoi me çmim prestigjioz "Ambasador i Dijes" prof. dr. Martin Berishaj

01.06.2017 (komentet: 0)

 

 

Në një ceremoni solemne , në pallatin rezidencial Brdo pri Kranju në Slloveni, nën përkujdesjen e kryeministrit slloven, dr. Miro Cerar, Life Learning Academy, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Sllovenisë, e nderuan prof. dr. Martin Berishaj me çmimin prestigjioz "Ambasador i dijes".  

 

Ky titull u ndahet promotorëve të dijes në fushën e shkencave shoqërore për suksese të jashtëzakonshme në këto lëmi.

Në këtë ceremoni, përpos personaliteteve të shquara të jetës politike dhe shkencore të Republikës së Sllovenisë dhe Evropës, morën pjesë edhe personalitete nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Martin Berisha ligjëron edhe në Universitetin e Prishtinës, ne Fakultetin Filozofik.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment