Kryeministri britanik pret në radhë për të blerë

07.02.2012 (komentet: 1)

David Cameron është i zakonshëm, si qytetarët tjerë britanikë, kur blen ushqim apo gjësende tjera shtëpiake.

Kryeministri britanik, David Cameron, shpesh shihet i vetmuar nëpër vetshërbimet britanike duke blerë gjërat që i nevojiten. Ai, madje, shpesh shihet edhe duke vizituar restoranet apo vendet tjera të pushimeve dhe rekreacioneve ku shfrytëzon rastin për të biseduar me qytetarët britanikë. Kritikët këtë paraqitje të kryeministrit britanikë e cilësojnë si strategji të tij për t'u dukur sa më i zakonshëm në mënyrë që t'i joshë qytetarët ndaj politikës së tij. 

Rasti i David Cameron-it, në Britani të Madhe nuk është i vetëm. Në mënyrë të thjeshtë sillen edhe shumë ministra apo funksionarë tjerë britanikë. Kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, udhëton me bicikletë. Ai edhepse është njeriu i  parë  i këtij metropoli më të rëndësishëm botëror nga aspekti i fuqisë ekonomike, kulturore dhe sportive, megjithatë është nga njerëzit më të zakonshëm. 

Edhe Ken Livingston, kryebashkiaku i mëparshëm i Londrës, ka shfrytëzuar gjithmonë transportin publik. Ai shkonte dhe vinte nga puna me tren dhe autobus. Këto sjellje të funksionarëve të lartë britanikë mund t'ju duken të quditshme politikanëve shqiptarë të cilët të korruptuar "udhëheqin" Kosovën dhe Shqipërinë. Por, në shtetin e fuqishëm britanik politikanët gjithnjë e më shumë tentojnë që të jenë sa më të thjeshtë dhe më të pranueshëm për qytetarët. 

Merreni me mend kur kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës shkojnë vet në shitore për të blerë ushqimin që u nevojitet grave të tyre për të bërë darkën. Ose, kur kryebashkiaku i Tiranës dhe ai i Prishtinës e bëjnë të njejtën gjë kur blejnë ushqim për të pegaditur darkë kur kanë mysafirë. Nuk ka shenja se këto ndodhi të zakonshme mund të ndodhin së shpejti. . Por, kur të ndodhin, kjo do të ishte shenja se punët i kemi mirë. Për fat të keq, shoqëria jonë ende nuk ka krijuar politikanë të këtillë të cilët janë të shumtë në shtetet evropiane

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Bexheti | 07.02.2012

Na tranute me kto shkrime.. Edhe te berberi shkojne me truproje jo kryeministri por kryetari i komunes. Me veture zyrtare dhe me shofer dhe truproje o njerz.
Zoti na dhesht men se valla na mu vetedijesu jo kurre hiq.