Krusheva po dominohet nga shqiptarët, por ky realitet mbahet sekret

07.09.2015 (komentet: 0)

 

 

 

Provincializmi politik që po praktikon BDI me komunat ku veç numri i shqiptarëve rritet, dhe pala tjetër mbetet pakicë, i le pas dore, siç i kanë lënë ate të Krushevës, ku tani kemi një situatë të tjetërsuar, sepse numri i shqiptarëve atje është rritur me migrimin e vllehëve dhe maqedonasve nga qyteti i Krushevës, por dhe nga fshatrat joshqiptare, e tek shqiptarët nataliteti është shum i madhë.

 

Fërgim Demiri/INA

Pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe vendore, në kët komunë fitoi VMRO- ja, si me shumicë në këshillin vendor, ashtu dhe postin e kryetarit të komunës.

Por pas rënies drastike të ekonomisë në kët komunë, vllehët dhe maqedonasit migruan për në Shkup, Prilep dhe vendet e tjera, dhe qyteti i Krushevës po thuaj se është boshatisur nga popullata, dhe në krahasim, tani struktura e popullsisë ka ndryshuar për 60 % ku shqiptarët e përbëjnë shumicën.

Për këtë situatë, askush nuk çan kokën në Qeverinë qendrore, as Musa Xhaferri, i cili ka për detyrë realizimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Po zhduket infrastruktura e vet qytetit, po mbyllen ambulancat nëpër fshatrat që u ndërtuan dikur, dhe mbetën pa mjek, u shkatërruan rrugët e asfaltuara dhe nuk kujdeset kush për këto banorë shqiptarë, disa kombinate dhe fabrika që pati Krusheva, u shkatërruan definitivisht, në vend që të merreshin nga shqiptarët, si ILINDENKA, ajo për prodhimin e tekstilit dhe batanijeve, kombinatet bujqësore, thertoret që me numër ishin tri, Kombinati i duhanit, fabrika për ari dhe argjend, si dhe suvenire prej qelqi, objektet turistike, dhe çfar mos tjeter. Edhe zanatet vdiqën, dhe qyteti i ngjan një ruine, sikur termeti e ka kapluar.

Aty prodhoheshte Llokumi më i mirë, dhe tregu më nuk funksionon, që do të thotë një vdekje e jetës në kët qytet, ku tani jetojnë vetëm Penzionistet ketu.

Shpërngulja masive, bëri që shqiptarët të mbeten shumicë këtu, por skan politikanë dhe lider që ti hapin këto çështje.

Nga 21 . 5 %, tani Shqiptarët janë me më se 50 % në komunën e Krushevës, kurse akoma menaxhohen nga kryetari i VMRO DPMNE së, sepse regjistrimi i popullsisë do i zbardhte të gjitha vetitë reale ketu. Por nga që dikush ka vjedh bashkë me politikanët Sllav, skan guximin që ta hapin çështjen e regjistrimit të popullsisë, sepse s’kanë asnjë interes më BDI, e as PDSH për këto procese.

Komuna e Krushevës akoma jeton nga djersa shqiptare, nga tatimet që paguajnë ata, dhe gëzojnë pakicat që ti ken vendet e duhura në institucione, te ken pushtetin vendore ata, sepse dikush ua mundëson.

Mund ta merrni me mend, sa objekte janë ashtu të lëna pas dore të ekonomisë dhe industrisë sekundare në këtë komunë, dhe si përdorë kush, sepse Musa Xhaferri, duke u pasuruar nga përqindjet që merr nga shitja e pasurisë shoqërore, harron se këta njerëz do ti vizitojë një ditë, për tua kërkuar votën.

Ma merr mendja që kësaj rradhe, sdo mund të afrohen në këto troje, por këtyre njerëzve që jetojnë këtu, kush do ua kompenzojë dëmin dhe kohën e humbur fare?!

Kthehu mbrapa

Shto koment