Kroacia nuk mbështet Jeremicin

31.01.2012 (komentet: 0)

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusic ka thënë se Kroacia nuk do ta mbështesë Serbinë, përkatësisht Vuk Jeremicin në kandidaturën për postin e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Kandidatura e Vuk Jeremicit ka ardhur e papritur dhe në moment të fundit”, ka thënë Pushic, duke shtuar se duhet pritur edhe rezultati i zgjedhjeve në Serbi.

Ajo ka konfirmuar se Kroacia do ta mbështesë Lituaninë në procesin e zgjedhjeve në Asamblenë e Përgjithshme, transmeton Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka thënë se zgjedhja eventuale në krye të Asamblesë së Përgjithshme, nënkupton afirmim për Serbinë. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment