Kroacia mbërthehet nga bora, tre të vdekur në Osiek

23.11.2013 (komentet: 0)

Paralajmërimet për arritjen e dimrit gjatë ditëve të ardhshme nga sot kanë filluar të realizohen. Hiç Kosovën deh Maedoninë, ku edhe sot ishte kohë e mirë e kohë pas kohe edhe me diell, në shtetet e rajonit, veçmas në ato në veri dhe veriperëndim tashmë kanë filluar reshjet e borës dhe ngricat e para.

 

Më së keqi e pësoi Kroacia. Në qytetin Osiek, në lindje të Kroacisë kanë vdekur tre persona, kryesisht të moshës së shtyrë. Gjetiu nuk pari viktima, por bora e parë e nëntorit befasoi qytetarët e kryeqytetit të Kroacisë, ku raportohet se bora ka arritur trashësinë prej 40 centimetrave, gjë që ka shkaktuar probleme të mëdha në trafik dhe në qarkullimin e njerëzve. Madje krerët e qytetit mendojnë të shpallin gjendje emergjence, ndërsa meteorologët thonë se reshje kaq intensive të borës brenda një dite janë shënuar vetëm në vitin e largët 1955. bora ka mbyllur edhe Aeroportin e Zagrebit, që sot nuk ka pasur asnjë fluturim dhe aterrim të aeroplanëve, ttrtansmeton koha.net.

Borë në trashësi nga 20-40 centimetra ka rënë edhe në Bosnjë e Hercegovinë, pastaj veriun e Malit të Zi, Slloveninë, por edhe kryeqytetin serb, Beograd, ku sasia e borës është më e vogël.

Kthehu mbrapa

Shto koment