Kostunica kërcënon ambasadorin gjerman

14.02.2012 (komentet: 0)

Lideri i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Vojislav Kostunica, ka thënë se ambasadori gjerman në Beograd, Wolfram Maas, duhet të kërkoj falje për “keqpërdorimin e besimit” që Serbia ia ka ofruar. Sipas tij, ai duhet të mësohet me “njohjen e rendit elementar”, ose në të kundërtën “të ikë nga Serbia”.


“Pyes veten se si është e mundur dhe ku e mori lirinë Wolfram Maas, si gjerman, që të më drejtohet mua, si president i një partie opozitare serbe, me fjalët se ‘nuk di se për çka është fjala ose thjesht po gënjej’. Mënyra me të cilën Maas është drejtuar kërkon falje urgjente, mbi të gjitha shtetit të Serbisë”, ka thënë ai, transmeton “Press”.

“Nëse kjo lejohet tash, nesër ambasadori gjerman, në emër të shtetit të tij do të jetë edhe më arrogant”.

Dje Maas është shprehur se nuk është optimist se Serbia do ta fitoj statusin e kandidatit për BE deri më 1 mars, pa i përmbushur kushtet që i janë parashtruar për zbatimin e marrëveshjeve me Prishtinën, shtrimin e mandatit të EULEX-it dhe KFOR-it në tërë territorin e Kosovës dhe marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës.

Gjatë prononcimit të tij të djeshëm ai ka kritikuar edhe qëndrimin e Kostunicës se “se Serbia po humb kohë me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit”, duke thënë se ai “ose nuk di çka flet, ose thjesht gënjen”.

Kthehu mbrapa

Shto koment