
Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme
Në këtë ditë vikendi, të 04 korrikut, Kurora e lavdisë së LDK-së në mergatë, Nëndega në Bavarinë e Epërme, organizoj një takim festiv në shenim të dy ngjarjeve të rendësishme historike; 02 Korrikut, 30 vjetorin e leximit të Deklaratës Kushtetuese, e cila shenon hapin e parë institucional për pavarësimin e Kosovës dhe 04 Korrikun, 244 vjetorin e leximit të Deklaratës Kushtetuese të pavarësimit, të çlirimtarit të Kosovës, Amerikës.
Më shumë... Mbroni trashëgiminë kulturore të Kombit se nuk do t'ua falë historia
"Unë nuk do të lejoj askënd për të ngushtuar dhe degraduar shpirtin tim duke më bërë ta urrej atë."
Vidheni kohën ne menyre te pamëshirshme. sepse ajo, nuk falë!
Një gjë është e sigurt. Pa qenë dashamirës me veten, nuk mund të jesh me të tjerët.
Ai që të kallzon, të bën nder, ai që të pyet të qet në hall
Arin ku e njohin, atje e çmojnë
Hoqëm dhe vuam, po diçka mësuam
22.08.2015 (komentet: 0)
Trendi i plakjes së popullatës në Gjermani gjegjësisht i zvogëlimit të numrit të lindjeve ka pasur dy vitet e fundit një zbutje. Kjo falë shtimit të numrit të femrave në moshën optimale për lindje. Por ky shtim është më shumë rezultat i ardhjes në numër të madh të të huajve, të cilët dihet se janë me shumicë të moshës së re, kur fillojnë krijimin e familjeve.
Kështu siç shkruan frankfurterrundschau.de, këtë tezë e vërteton edhe statistika e detajuar e Zyrës Federale pe¨r Statistikë nga viti 2013. Sipas saj del se në vitin 2013 në Gjermani kanë lindur 682.000 femijë, përcjell albinfo.ch. Rreth 82 për qind të tyre kanë prindër gjermanë. Por përqindja e fëmijëve të lindur nga prindër migrantë ka qenë më e theksuar.
Sigurisht, më së shumti ka pasur të porsalindur nga prindërit turq, 21750 sish.
Por është interesante se pas tyre vijnë për nga numri polakët me 8700 lindje dhe menjëherë në vendin e tretë kosovarët, të cilët gjatë vitit 2013 në Gjermani kanë sjellë në jetë 5,900 fëmijë, transmeton albinfo.ch shifrat zyrtare nga Gjermania. Duke pasur parasysh përqindjen e ulët të komunitetit kosovar në popullsinë e gjithmbarshme të Gjermanisë, kjo shifër është mjaft e madhe.
Për vitin 2014 nuk ka ende shifra të detajuara dhe aq më pak për vitin 2015.
Por zyra e statistikave jep numrin e përgjithshëm të lindjeve në Gjermani gjatë vitit 2014. E ato janë 750.000 foshnja, që është shifra më e lartë e regjistruar që prej 13 vitesh, sigurisht se fluksi i madh i refugjatëve ka pjesën e vet të theksuar meritave në këtë rritje.
Shto koment