Kosova, shtet i pavarur në websajtin zyrtar të BE-së

05.03.2012 (komentet: 0)

Në sajtin zyrtar të Bashkimit Europian www.europa.eu, në rubrikën e cila paraqet karakteristikat e të gjitha shteteve në kontinentin e Europës është e paraqitur harta e Serbisë e lidhur me linkun i cili jep të dhëna, ku Kosova paraqitet si shtet i veçant me kufi shtetëror.



Se Kosova është paraqitur e ndarë nga Serbia tregojnë edhe të dhwnat, të cilat janë publikuar. Serbia sipas këtij sajti ka 7, 4 milionë banorë, çka do të thotë aq sa ka në të vërtetë Serbia. Poashtu edhe sipërfaqja e Serbisë është po aq edhe sa është – 77.474 kilometra katror.

Edhe pse Serbia para disa ditëve ka fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, edhe pse nuk pritet nga Europa zyrtare që Serbia të njohë Kosovën në këmbim të emërimit, liderët serbë deklarojnë se Serbia nuk e ka bërë asgjë në këtë aspekt me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për përfaqësimin rajonal të Kosovës. Megjithatë, Kosova është e paraqitur në këtë hartë si një shtet Sovran. 

Kthehu mbrapa

Shto koment