Kosova rekordere evropiane për nga numri i të rinjëve

23.09.2012 (komentet: 0)

"Mortaja e bardhë" shkatrron Serbinë dhe Kroacinë

Muaj më parë agjensia Anadolia bëri një analizë (me titullin "Mortaja e bardhë" shkatrron Serbinë dhe Kroacinë”) të thuktë lidhur me shtimin e popullsisë në vendet e ish Jugosllvisë,ndërsa në vijim do të shohim një analizë të ngjajshme lidhur me mplakjen e poullsisë në Evropë dhe në Botë.

 

 Muaj më parë agjensia Anadolia bëri një analizë (me titullin  "Mortaja e bardhë" shkatrron Serbinë dhe Kroacinë”) të thuktë lidhur me shtimin e popullsisë në vendet e ish Jugosllvisë,ndërsa  në vijim do të shohim një analizë të ngjajshme  lidhur me mplakjen e poullsisë në Evropë dhe në Botë.

 

Përqindja më e madhe e popullatës së re jeton në vendet e Afrikës, ndërsa përqindjen më të lartë të popullatës së moshuar jeton  në Evropë.

Në Serbinë qendrore, Kroaci  dhe Slloveni  jetojnë shumica e njerëzve mbi moshën 65 vjeç, ndërsa   popullsinë më të re në rajon  e ka Kosova  me  32 për qind ,me të rinjë të moshës deri 15 vjet, e cila është përqindja më e lartë në Evropë, tregojnë   studimet e fundit  të departament të specializuar të Bankës Botërore (BB).

Siq lajmëron  agjencia e lajmeve Anadolia në Kosovë vetëm pesë për qind e njerëzve është më e  vjetër se 65 vjet.

Pas Kosovës në këtë aspekt është  Shqipëria, me 23 për qind të popullsisë së re  dhe nëntë për qind e të moshuarve, e ndjekur nga Mali i Zi, me 19 për qind e popullësisë së re  dhe 13 për qind të popullatës së moshuar.

Në  vendet e rajonit  përqindje më të ulët të të rinjëve  ka shënuar  Sllovenia - 14 për qind, ndërsa popullësisë së moshuar  mbi 65 vjet  17 përqind, aq sa është  në Serbinë qendrore, e cila ka për 1 përqind më të lartë.

Më së paku  të rinjë në Gjermani

Në  Maqedoni, jetojnë 18 përqind e popullsisë deri  në 15 vjet, dhe 12 për qind e të moshuarve, ndërsa Kroacia ka 15 për qind të popullsisë së re dhe 17 përqind të moshuarit.

Gati raporti njëjtë është në Bosnje dhe Hercegovinë - 15 për qind  të rinjë dhe 14 për qind e të moshuar.

Në  vendet evropiane përqindje më të ulët të rinj  ka Gjermania  dhe Monako - nga 13 për qind, ndërsa në Bullgari, Itaiji, Ukraina dhe Letonia 14 përqind , dhe në Austri 15 për qind të të rinjve.

Përqindje më të  madhe të  popullsisë së moshës 65 vjeç ka  Monako - 24 për qind, Gjermani - 21 për qind, Itali - 20 për qind, Greqi - 19 për qind, Bullgaria dhe Austria - 18 për qind ....

Rezultatet tregojnë se nga 45 vende evropiane, 20 prej tyre përballet me problemin mplakjes së  popullsisë.

Evropa po mplaket

Ndër vendet e Evropës Juglindore, thuhet se  "mortaja e bardhë" është e pranishëm në Kroaci, Serbi dhe Slloveni.

Në aspektin ndërkombëtar, përqindja më e lartë e të rinjve nga mosha 15 vjeçare u regjistrua në Niger - 49 për qind, pasuar nga Uganda dhe Mali - 48 për qind, Angola - 47 për qind, Burundi, Kongo dhe Zambia - 46 për qind.

Rekorder në  numrit e popullsisë së moshuar pas  Monakos  është Japonia  me 23 %, Gjermania me 21%, Italia me 20, Greqia dhe me 19%    ,  dhe Finlanda , Suedia, Austria, Bullgaria dhe Portugalia me 18 për qind të popullsisë  mbi 65 % e popullsinë nga numri i përgjithshëm.

Shikuar  përnga rajoni dhe kontinentet, përqindja më e madhe e popullatës së re jeton në vende e Afrikës, ku popullsia e re arrin 43 për qind nga numri i  përgjithshëm  i popullsisë.

Nga ana tjetër, përqindja më e lartë e popullatës së moshuar shënon  Evropa, ku jetonjnë  16 për qind e popullsisë  mbi  moshën  65 vjet.

/Ismet Azizi/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment