Kosova përfshihet në draft-ligjin e SHBA-ve për mbrojtje nga agresioni rus

18.12.2014 (komentet: 0)

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë instalimin e një kornize të re mbrojtëse dhe të forcimit të bashkëpunimit ekzistues me vendet e Evropës juglindore dhe të Ballkanit, me qëllim të parandalimit të ndikimit ekspansionist të Rusisë.

 

Nëse miratohet ligji për parandalimin e agresionit rus në Ukrainë dhe vendet tjera evropiane, që tash gjendet në procedurë në Senat, Wasingtoni do të nisë negociatat për kornizë të re ndërshtetërore, me stërvitje më të shpeshta dhe më komplekse ushtarake me vendet e rajonit të Ballkanit. Kjo do të bëhet përmes aleancës veri-atlantike(NATO) por edhe në mënyrë bilaterale me shtetet veç e veç. ,

“SHBA do të përdorin të gjitha elementet e forcës përkatëse, në koordinim me aleatët, në mënyrë që t’i mbrojë nga agresioni rus shtetet e Evropës lindore, por edhe ato euro-aziatike”, thuhet në draft ligjin amerikan.

Senatori republikan Bob Corker e ka propozuar tekstin e këtij draft-ligji, i cili ashpërson deri në fund raportin e SHBA-ve ndaj agresionit rus në këtë pjesë të Evropës,  duke përfshirë edhe Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, Serbinë, Poloninë si dhe shtetet baltike.

Draft-ligji tashmë  është prezantuar në Komitetin për politikë të jashtme të Senatit amerikan dhe atë, pos senatorit Corker, e kanë përkrahur edhe 26 senatorë./thealbanian/

Kthehu mbrapa

Shto koment