KOSOVA MERR PËRKRAHJEN E FINLANDËS PËR UNESCO

09.10.2015 (komentet: 0)

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Petrit Selimi ka pritur sot në takim pune ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki

Atë e ka informuar për procesin e anëtarësimit të shtetit kosovar në UNESCO, për progresin e arritur për MSA-në, liberalizimin e vizave dhe për planet e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Selimi, sipas komunikatës së MPJ-së, ka falënderuar ambasadoren Huhtamäki për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhënë Kosovës në konsolidimin e saj në arenën ndërkombëtare dhe për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, për të cilat u shpreh se do të zgjerohen në të gjitha fushat.

Ambasadorja Huhtamäki ka konfirmuar mbështetjen e plotë të shtetit finlandez për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave, thuhet në komunikatë. 

Kthehu mbrapa

Shto koment