Kosova*, me UNMIK dhe pa flamur

28.02.2012 (komentet: 0)

Në takimin e radhës së CEFTA-s, organizatës më të rëndësishme ekonomike për rajonin, Republika e Kosovës nuk e ka të garantuar se do të jetë pa UNMIK-un. Ndonëse do ta përdorë fusnotën, UNMIK-u do të jetë i ftuar në takime, për shkak të të drejtave legale që ka.


“Koha Ditore” ka arritur të sigurojë nga BE-ja një kopje të marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal të arritur në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj të Serbisë.

Sipas marrëveshjes, UNMIK-u do të ftohet në takimet e të gjitha organizatave ku është nënshkruar më herët në emër të Kosovës (shembull CEFTA v.j.). 

Në marrëveshje potencohet se misioni i OKB-së ka të drejtë juridike që të përfaqësohet në këto mekanizma, kur bëhen ndryshime, dhe varet nga vullneti i tyre (UNMIK-ut v.j.) nëse do të marrin pjesë në takime.

Marrëveshja, për më shumë, nuk ia garanton Kosovës të drejtën për të përdorur flamurin e vet në këto organizata.

Sipas marrëveshjes, “organizatorët do të inkurajohen që të mos përdoren simbolet kombëtare, përveç ato të tyret dhe simboleve të BE-së”, thuhet në marrëveshje.

Por Edita Tahiri dhe Borislav Stefanoviq nuk janë marrë vesh se çfarë do të ndodhë nëse organizatori ekspozon flamujt.

Denominimi është paralajmëruar se do të përdoret edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Rrjedhimisht, Kosova nuk do të mund ta përdorë flamurin as në marrëdhëniet me BE-në 

Kthehu mbrapa

Shto koment