Kosova dhe Serbia ndër të parat për nga numri i azilkërkuesve

01.04.2012 (komentet: 0)

Qytetarët e Kosovës dhe Serbisë radhitën në vendin e katërt me numrin e azilkërkuesve në 44 vendet e industrializuara, sipas një raporti të UNHCR-së, shkruan Balkan Insight.

 

Gjithsej  21 200 përsona  nga Kosova dhe  Serbia,  kanë kërkuar azil në vitin  2011,  që radhitën në vendin e katërt të listës botërore të aplikantëve për azil menjëherë pas Afganistanit, Irakut  dhe Kinës, thuhet  në raportin e Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).

Studimi ka përfshi sëbashku në këtë studim, Kosovën dhe Serbinë  sipas Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara të vitin 1999 sepse  OKB-ja  ende nuk e ka njohur formalisht Kosovën si shtet të pavarur.

Sipas definicionit  të OKB-së, aplikuesi  për azil është një person i cili ka bërë kërkesë  për mbrojtje  të cilit statusi i refuxhatit  është i pazgjidhur.

Në grupin e vendeve të industrializuara,  të cilat UNHCR-i    i ka përfshirë në këtë raport , gjinden edhe  27 shtete  anëtare të Bashkimit Evropian, mandej ka përfshi edhe   Shqipërinë, B dhe H, Kroacinë, Lihtenshteinin, Islandën, Malin e Zi, Serbinë, Norvegjinë, Maqedoninë, Zvicrrën, Turqinë, Australinë, Kanadanë, Japoninë, Zelandën e Re, Korenë  e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Këto vende gjat vitit 2011, kanë pranuar 441 300 kërkesa  për azil.

Në raport thuhet  se "ky vit  është karakterizuar me  një numër  të konsiderueshëm të përsonave  që kan kërkuar  azil apo statusin e refugjatit nga vendet që kanë qenë kohët e fundit në konflikt , apo janë ende në konflikt, që kanë trazira apo probleme të sigurisë."

Kombet e Bashkuara në vitin 2010. Kanë regjistruar 29 600 azilkërkues nga Kosova dhe Serbia , 50 për qind më shumë se në vitin 2009.

Sipas UNHCR-së, arsyeja kryesore për rritjen e numrit të azilkërkuesve është fakti se Bashkimi Evropian më  19 Dhjetor 2009 lejoi udhëtimin pa viza për poseduesit  e pasaportave të Republikës së Serbisë (passaporta të tilla siguruan edhe një numër i konsideruar i shqipatrëve nga Kosova, vrejta  jonë) .

Kosova dhe Serbia sëbashku në vitin 2011 shënuan rënje, dhe u radhitën  në vendin e katërt me      21 200 kërkesa të regjistruara gjatë këtij  vitit, e që ishte një rënje për  28 për qind.

Në krahasim me  vitin 2010, rënja  është shënuar  veçanërisht në Francë dhe Suedi.

Sa për destinacione  të  azilkërkuesve, qytetarët e Serbisë në  vitin 2011 më së shumti kan zgjedhur Gjermaninë, me rreth 6,000 azilkërkuesa në këtë vend.

Sipas raportit, numri i azilkërkuesve nga Kosova në këto vende ka rënë gjatë tri viteve të fundit.

Rreth 74 për qind e aplikuesve nga Serbia në vitin  2009 kishin  ardhur nga Kosova, por  në vitin  2011 ky numër ka  ra në 41 për qind. Shumica e qytetatrëve  të Kosovës  kan zgjedhur  Francën, Austrinë  dhe Belgjikën, si destinacione të  tyre.

Krahasuar me Serbinë dhe Kosovën, vendet e tjera të Ballkanit janë radhitur në pozita më të ulëta  në këtë listë. Nga Maqedonianë vitin  2011, azil kanë kërkuar  5607 përsona,  nga Shqipëria 3330, dhe nga Bosnja dhe Hercegovina 2730.

 

Balkan Insight

http://www.balkaninsight.com/en/page/all-balkans-home

Kthehu mbrapa

Shto koment