Surroi u flet ushtarëve amerikanë për Kosovën

04.03.2012 (komentet: 0)

Kosova dhe fqinjët e saj" ka qenë tema për të cilën u ka folur Veton Surroi njësive ushtarake amerikane në SHBA, që po përgatiten për misionin e tyre në Kosovë.

“Kosova është vendi i cili në mënyrë konsistente e konsideron veten pro-NATO dhe pro-BE, duke e mbajtur lidhjen e veçantë me SHBA-të”, ka theksuar Surroi, kryetar i bordit të Klubit për Politike të Jashtme, në një ligjëratë të mbajtur para trupave ushtarake amerikane në Charleston, të Karolinës së Jugut në SHBA.

Ai ka theksuar se "rruga e integrimit është e gjatë dhe e mundimshme, dhe, pos përkrahjes ndërkombëtare, Kosova ka nevojë që të reformojë veten që të jetë e gatshme për këtë rrugë”. 

Kthehu mbrapa

Shto koment