100 vjet i gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve në Plavë dhe Guci

30.07.2013 (komentet: 0)

Konferencë Ndërkombëtare Shkencore: 100 vjet i gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve në Plavë dhe Guci

Njëra nga temat më pakë të prekura të historisë së kombit tonë është edhe gjenocidi i bërë ndaj shqiptarëve në rajonin e Plavës dhe Gucisë. Në këtë vazhdë të kësaj plage që sot e gjithë ditën është plagë që rrjedh gjak, lot dhe mall për ato viktima të shumta sikur dhe të atij asimilimi të dhunshëm ka nisur dalë në sipërfaqe zbardhja që vjen si thirrje amaneti të njerëzve që pësuar nga ky gjenocid.

 

xlpress.tv/ shkruan: Ismet AZIZI


Në respekt të gjithë atyre burrave dhe grave organizuar nga OJQ-ja \"Alpet Shqiptare\" në Plavë  ka mbajtur Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë \"100 vjet të gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve në Plavë  dhe Guci.\"

Në konferencën që ka pasqyruar këtë problematikë  përveç intelektualëve të shumtë vendës kanë marrë pjesë edhe  historianë, shkencëtarë, dhe hulumtues  të tjerë të sferave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Sanxhaku.
 Pjesëmarrës në Konferencën shkencore në cilësinë e referuesve ishin rektori, UINP ( Universitetit Internacional i Novi Pazarit). Mevlud Dudiq dhe drejtor i Institutit për Hulumtime të krimeve dhe gjenocidit, prof. dr.Admir Muratoviq.

Konferenca është nderuar edhe nga Kryetari i Kongresit Gjithëkombëtarë Boshnjak  akademik Mustafa Ceriq,  myftiu i Sanxhakut Muamar ef  Zukorliç, si dhe kryetari i komunës së Srebrenicës Qamil Durakoviq  “ Askush më mirë se njerëzit e gjenocidin në Srebrenicë nuk ju dinë dhimbjen për gjenocidin për një shekull që iu është bërë kësaj ane”, ka thënë Qamil Durakoviq, kryetari i komunës së Srebrenicës.

 Durakoviq, në emër të qytetarëve të Srebrenicës , në emër të familjeve të viktimave  të gjenocidit në Srebrenicë, iu ka shpërndarë lule të pranishmëve. “ Janë këto lule të pafajësisë dhe kujtimit, për atë që mund të falim por kurrë të harrojmë”, ka thënë Durakoviq.

Konferencë Ndërkombëtare Shkencore: 100 vjet i gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve në Plavë dhe Guci, ka vazhduar më pas punën më paraqitjen e kumtesave të shumta, të cilat kanë venë në spikamë kompleksivitetin e gjenocidin në këto anë. 

Emërues të përbashkët kumtesat, referimet dhe paraqitjen kanë pasur zgjimin e vetëdijes për gjenocidin e bërë në Plavë dhe Guci, dhe emancipimin qytetar pro-evropian për krijimin e një mirëqenie dhe bashkëpunimi mes nacionaliteteve dhe religjioneve. Krijimi i këtyre vlerave kjo pjesë e Evropës ka nevojë më shumë se për asgjë tjetër, është thënë në mes te tjerash në konferencë.  Me gjerësisht për punimet e kësaj konference do ju njoftojmë në shkrimet e tjera!

Kthehu mbrapa

Shto koment