Këto janë kushtet e Listës Serbe për koalicionin PDK- LDK. S’kthehen në Kuvend pa plotësimin e tyre!

08.12.2014 (komentet: 0)

jabllanovic-659x370

Gazeta Blic merr vesh se pos problemeve që po kanë dy partitë kryesore me emrat e ministrave, arsyeja kryesore se përse u shty për nesër seanca konstituive ka të bëjë me kërkesat e Listës Sërpska.

Siç merret vesh Gazeta Blic katër janë kushtet kryesore që Lista Sërpska ia ka vënë koalicionit si kusht për t’u kthyer në Kuvend dhe për t’u bërë pjesë e qeverisë, e ato kushte janë:

1.            Emërimi i nënkryetarit të AKI,

2.            Zëvendëskomandanti i FSK,

3.            Ndalja e privatizimeve në komunat me shumicë serbe,

4.            Krijimi dhe funksionalizimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Gazeta Blic merr vesh se kryeministri serb, Aleksander Vuçiç u ka kërkuar deputetëve serb që të mos marrin pjesë në seancë pa u plotësuar kushtet e tyre.

Para pak minutash PDK dhe LDK morën vendim për shtyrje të seancës për nesër në ora 12./ Gazeta Blic

Kthehu mbrapa

Shto koment