Kërcënohen dhe lëndohen besimtarët mysliman në Mal të Zi

05.08.2014 (komentet: 0)

Nuk ka të ndalur presioni i shtetit serb ndaj  Bashkësisë Islame në Sanxhak. Ky presion bëhet me qëllim të dobësimit të valës së ngritur të sanxhakinjëve në mbrojtje të besimit të tyre, Vakufit dhe institucioneve të Bashkësisë Islame. Kjo sjellje e pushtetit serb ka nxitë edhe Kishën Serbe në Mal të Zi për t’i ofenduar, gjegjësishtpër t’ua bërë me dije besimtarëve myslimanëse Kisha Ortodokse Serbe nuk e kanë ndryshuar aspak pokpamjen dhe qasjen e saj ndaj besimtarëve myslimanë

Bashkësia Islame e Malit të Zi është ofenduar rëndë nga pikëpamjet e shprehura të Peshkpit Amfilohisë, gjegjësisht gjykimit të tij për ngjarjet historike që ndodhën në fillim të shekullit të XVIII-të në të cilat është kryer gjenocid ndaj pjesëtarëve të përkatësisë Islame, ka vlerësuar Bashkësia Islame e Malit të Zi. Konvertimet e dhunshme në Mal të Zi janë bërë edhe pas vitit 1876 kur malazezët pushtuan toka shqiptare të cilat në Kongresin e Berlinit u njohën si territore të këtij shteti. Në këtë Kongres u njoh ndërkombëtarisht edhe subjektiviteti i shtetit të pavarur malazez. Edhe pas kësaj ngjarje janë të njohura rastet e konvertimeve me dhunë të shqiptarëve myslimanë dhe katolikë në të krishterë ortodoks.

Amfilohie në tubimin e Ilindanit në Sinjajevinë, tubim i cili u mbajt të shtunën e kaluar, tha se hetimi i të konvertuarve në Islam ishte një ngjarje e rëndësishme historike për Malazezët.

Ai, sipas agjensisë së lajmeve Anadollia, pjesëtarët e Islamit i ka quajtur "njerëz të rrejshëm me fe të rrejshme" dhe mësimin(lutjen) e tyre e cilësoi si"vdekje shpirtërore". Ai, me fjalët "shpëtim të Mali të Zi", e ka justifikuar të ashtuquajturin "Shfarosjen e të konvertuarve në Islam."

“Shfarosja e të Konvertuarve” (Istraga Poturica)është emërtim për zhdukjen e muslimanëve të Malit të Zi. Ndaj të ashtuquajturëve "të konvertuar", me urdhër të Peshkopit Danilo I Njegosh (i cili sundoi nga viti  1697-1735)  është kryer gjenocid nën udhëheqjen e  krerëve të fiseve  malazeze në fund të shekullit XVII, gjegjësisht në fillim të shekullit të XVIII-të.

Me këtë veprim popullsia myslimane shqiptare dhe boshnjake është likuiduar ose konvertuar në religjionin e krishterë ortodoks kurse një numër i tyre është larguar në viset tjera të Ballkanit  por edhe në Turqi. Për ekzekutimin e kësaj  masakre u zgjodh festa më emadhe krishtere (Krishtlindjet) simbol i paqes dhe dashurisë mes njerëzve.

“Shfarosjen e të Konvertuarve” prof. Riza Gruda e radhit si gjenocid  të dytë me radhë ndaj muslimanëve të Ballkanit, kur u vranë me mijëra njerëz myslimanë ndërsa një numër i vogël u shpërngul jasht këtyre viseve.

Këto ngjarje janë kënduar në poemën e famshme epike “ Kurora e Maleve”(Gorski Vjenac), të cilën e shkroi Petar II Petroviq Njegosh.

"Vështirë se bëhet fjalë për mosdije. Para se gjithash, bëhet fjalë për veçori, si formë e qasjes ndaj Islamit, kur është fjala për retorikën e njerëzve që një kohë të gjatë e kanë udhëhequr këtë kishë. Ndoshta njerëzit që më pak mbajnë mend mund të jenë të befasuar se Peshkopi kështu kualifikon Islamin, duke marrë parasyshse është e ditur çfarë civilizimi i ka dhuruar Islami qytetërimit botëror dhe Malit të Zi",thuhet në deklaratën e Bashkësisë Islame të Malit të Zi.

Në BI shtojnë se ata të cilët mbajnë mend pak më gjatë ngjarjet në këto treva, një deklaratë e tillë nuk është për t'u habitur. BI konfirmon "vazhdimin e një ideologjie të njëjtë të Kishës Serbe,  e cila e ka bekuar dhe i ka kënduar falangës së Karaxhiqit e Mladiqit gjatë agresionit në Bosnjë e Hercegovinë dhe e cila kurrë nuk bëri asgjë për t’u distancuar nga vrasja e burrave të pafajshëm, grave dhe fëmijë gjatë gjenocidit në Srebrenicë."

Nga Bashkësia Islame bëjnë të ditur se me asnjë lloj gjesti të vetëm nuk do t’u përgjigjen akuzave të tilla të cilat i demonstron Kisha Ortodokse Serbe, transmeton RTCG.

 

/Ismet Azizi/kokaj.net/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment