Këngë antishqiptare qarkullon nëpër Maqedoni

03.02.2012 (komentet: 0)

Shkup, 3 shkurt - Një këngë me përmbajtje tmerruese dhe çnjerëzore kundër shqiptarëve po qarkullon nëpër forumet e ndryshme dhe ajo vazhdon të dëgjohet në Maqedoni, informon INA.Prania e saj është edhe në faqen sociale youtube, e ndëgjuar tejmase duke arritur shifra rekorde, ndërsa shpeshherë ajo është edhe himni dhe kënga më e kënduar nga tifozët e klubit të futbollit "Teteks" të Tetovës.



Disa portale maqedonase kanë rikthyer këtë këngë duke e shëndërruar në lajm senzacional se si po dëgjohet ajo. 

Agjencia e lajmeve INA ka siguruar këngën nga rrjeti sociale youtube, ndërsa janë përkthyer edhe strofat e saj tmerruese kundër shqiptaëve, ku bëhet thirrje për shfarosjen e tyre: 

Kaçakë, leckaxhinjë, bisha të zeza dykokëshe/

Po na nxijnë Maqedoninë/

As në tokë, as në qiell për shqiptarët vend nuk ka/ 

Dënoj Zot/

Rrufeja t’i vrasë/

Asnjë rrënjë e tyre të mos ngelet. 

MPB deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë për shlyerjen e plotë dhe ndëshkimin e autorit dhe këngëtares që këngën raciste. Burime maqedonase bëjnë të ditur se nga kënga e kënduar mund të zbulohet edhe këngëtarja që ka kënduar këngën, por edhe autori i saj. MPB kohë më parë është ballafaquar me këngë të kësaj natyre, duke theksuar se po ndërmerren masa për parandalimin e urrejtjes dhe thirrjeve raciste. 

Janë edhe disa këngë të tjera, por edhe refrenet e këngëve të kënduara nëpër tribunat e stadiumeve nga ana e tifozëve maqedonas, së fundi gjatë kampionatit evropian të hendbollit në Serbi.

Kthehu mbrapa

Shto koment