KB: Maqedonia deri në fund të këtij shekulli do të ketë gjysmë milion më pak banorë

03.01.2016 (komentet: 0)

Maqedonia deri në fund të këtij shekulli do të ketë gjysmë milion më pak banorë, thuhet në Raportin e fundit për perspektivat e popullatës botërore të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilit raport vendi është në pozitën e 29-të nga gjithsej 43 shtete të cilat ballafaqohen me problemin e depopullimit.

 

KB: Maqedonia deri në fund të këtij shekulli do të ketë gjysmë milion më pak banorë

 

Në raport thuhet se Maqedonia në vitin 1950 ka pasur 1,2 milion banorë ndërsa vitin e kaluar rreth 2.078.000. Vlerësohet se kjo shifër do të mbahet deri vitin 2030, por se pas 20 viteve gjegjësisht në vitin 2050 popullata e Maqedonisë do të reduktohet për 141 mijë banorë ose 6,8% më pak se viti 2015.

Sipas vlerësimeve të KB, në vitin 2050 Maqedonia do të ketë 1,9 milion banor ndërsa në fund të shekullit vetëm 1,48 milion.

KB gjithashtu vlerësojnë se edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor do të kenë më pak banorë deri në fund të shekullit. Sipas parashikimeve të tyre, B e H që për momentin ka 3,81 milion banor në vitin 2100 do të ketë 1,91 milioni, Shqipëria që tani ka 2,89 do të ketë 1,75 milion banorë. Popullata do të zvogëlohet edhe në Kroaci edhe atë nga 4,24 milion sa ka për momentin në 2,61 ndërsa Mali i Zi në vitin 2100 do të ketë 437 mijë banorë nga 626 mijë që jetojnë aktualisht.

Rënia e numrit të popullatës do të ketë edhe në Slloveni ku në vitin 2100 do të ketë 1,69 milion banorë në vend të 2,06 ndërsa në Serbi nga 8,58 milion në vitin 2100 do të ngelin vetëm 5,33 milion banorë.

Bota Sot

Kthehu mbrapa

Shto koment