KATËR ISH SHEFAT E UNMIK-UT PËRKRAHIN KOSOVËN NË UNESCO

07.11.2015 (komentet: 0)

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se katër ish shefat e UNMIK’ut janë duke e përkrahur Kosovën në UNESCO

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një letrë dërguar delegatëve të organizatës. Këto Thaçi i ka bërë publike me anë të një statusi në Facebook.

Postimi i plotë:

Katër ish shefat e UNMIK-ut kanë dërguar letër UNESCO-s ku dëshmojnë se OKB ka pasur gjithmonë parasysh të transferon kompetencat Kosovës dhe se Kosova meriton anëtarësim pas, siç thojnë ata, "50 vjet komunizëm, 10 vite shtypje dhe 18 muaj luftë". Letra e fuqishme është dëshmi e fortë e suksesit të Kosovës. Falënderoj Bernard Kouschner, Miachel Steiner, Søren Jessen-Petersen dhe Joachim Rücker për këtë lobim substancial! HTH.

 


 

 

 

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment